Në mbledhjen e konferencës së Kryetarëve në Kuvend është diskutuar edhe një kërkesë të Gazment Bardhit për një mocion me debat në lidhje me gjetjet e OLAF-it për abuzimet me fondet e BE për bujqësinë.
Në fjalën e tij, Bardhi ka kërkuar që Kuvendi të analizojë gjetjet e OLAF për të marrë çdo masë me qëllim zhbllokimin e fondeve.
Po ashtu Bardhi tha se nëpërmjet nje komisioni te posaçëm ne koordinim edhe me BE te adresojmë çdo problem.
“Kuvendi të analizoje gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe te marr çdo mase që mundësojmë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kërkesa për debat dhe rezoluta janë në këtë linje. Gjithashtu kërkojmë që nëpërmjet nje komisioni te posaçëm ne koordinim edhe me BE te adresojmë çdo problem”, u shpreh Gazment Bardhi.
Një ditë më parë në seancën parlamentare, teksa e konsideroi këtë si skandal, Bardhi kërkoi nga drejtësia që të hetojë.
Por, kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi tha se nuk është kundër, por u shpreh se nuk është koha e duhur. Sipas tij ka një hetim nga drejtësia për këtë çështje dhe raporti i OLAF nuk është ende zyrtar.
Në fund mazhoranca rrëzoi kërkesë, ndërsa Bardhi tha “T’ju vije turp po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërinë. Ne ju ftojmë të marrim masa ndërsa ju mbroni vjedhjet”
“Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE. Këto hetime nuk mund të presim, sepse BE kërkon rezultatet për këto hetime”, tha Bardhi.
Çuçi: Nuk jemi kundër, por mendojmë se nuk është koha e duhur. Për disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAf, nuk është zyrtar dhe është ende kofidencial. Dhe poashtu ka një hetim të organeve të drejtësisë. Kërkoj mirëkuptim dhe nuk jam kundër, por ta bëjmë në vjeshtë kur dhe raportet t’i kemi zyrtare.
Bardhi: Kërkesa jone nuk bazohet në thashetheme. Më vjen keq që kolegu Çuçi nuk e paska si informacion, por raporti i OLAF është publik në faqen e Komisionit Europian. Nuk janë thashetheme por përmbledhja zyrtare që OLAF ka bërë mbi hetimin për rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i është vënë në dispozicion autoriteve ekzekutive shqiptare por edhe drejtësisë. Kerkesa nuk bazohet as në thashetheme dhe lajme gazetash, por në raportin zyrtar te OLAF. Po të ishte bazuar mbi lajme mediash do të kishim kërkuar që në korrik 2023 këtë debat, por kemi pritur raportin zyrtar. Eshtë fiks momenti tani për këtë debat, një punë që padyshim do të zgjasë edhe në sesionin tjetër parlamentar. Me rëndësi është që të biem dakord për debatin, pastaj kohën se kur e vendos debatin në bazë të rregullores i takon kërkueve.
T’ju vijë turp po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërine. Ne ju ftojmë të marrim masa, ndërsa ju mbroni vjedhjet
Discussion about this post