GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzimet me tendera në bashkinë e Kukësit, si e denoncoi Gijotina.com muaj më parë

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Abuzimet me tendera në bashkinë e Kukësit, si e denoncoi Gijotina.com muaj më parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prefekti i Kukësit, Granit Gjana, është pezulluar nga detyra nga SPAK për shkak të abuzimeve me tenderat.

Granit Gjana ishte nën hetim që kur shpërtheu skandali i Safet Gjicit, pasi në atë kohë ishte personi që u mor me tenderin që do fitonte Alma Kacci.

Granit Gjana ishte nënkryetar i Bashkisë së Kukësit. Por pavarësisht se ishte nën hetim, qeveria e bëri prefekt.

Për abuzimet e bëra në këtë bashki, Gijotina.com ka denoncuar shumë kohë më parë. Me poshtë mund të ndiqni shkrimin mbi këto abuzime që në Maj të këtij viti.

Gijotina.com ka denoncuar disa herë vendimet e njëanshme të Komisionit të Prokurimeve Publike, të cilat favorizonin firmën “Kastrati Group”. Ky komision, me në krye Jonaid Myzyri, këtë herë ka marrë dy vendime të cilat tregojnë hapur lojërat që bëhen duke lejuar abuzimet në tendera. Bëhet fjalë për prokurimin me Nr. REF- -56811-01-24-2023 dhe objekt: “Blerje karburanti” me fond limit 21.000.000 lekë pa TVSH. Zhvilluar me datë 09.02.2023 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Kukës.

Për këtë tender është dorëzuar një ankesë pranë KPP nga firma “Ufo Cengu” SHPK. Por në dhënien e vendimit për këtë ankesë, KPP ka bërë një “ngatërresë” të madhe dhe në fund bie në kundërshtim me veten e saj. Nga fillimi i vendimit, KPP shprehet se, në datën 13.02.2023, operatori ekonomik “Ufo Cengu” SHPK është njoftuar elektronikisht për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, ku vetë është skualifikuar dhe fitues është shpallur “Kastrati Group”.

Por kontrata e plotë është publikuar në SPE e Agjencisë së Prokurimeve Publike me datë 20 shkurt 2023. Pra “Ufo Cengu” SHPK është njoftuar që më datë 13 shkurt, ndërsa Bashkia Kukës u kujtua ta regjistrojë kontratën 7 ditë më vonë.

Kjo është një lëvizje për të shmangur ankesat.

Sepse për këtë lloj procedure ankesat duhet të bëhen brenda 7 ditëve nga njoftimi i kualifikimeve. Dhe kështu ka ndodhur, për të qenë brenda afatit, “Ufo Cengu” SHPK me 15 shkurt, dy ditë pasi u njoftua është skualifikuar.

Mirëpo Bashkia nuk e kishte vënë ujin në zjarr dhe kontrata nuk ishte publikuar ende. Pikërisht në këtë pikë kapet dhe Jonaid Myzyri me stafin e tij. KPP shprehet në një vendim të datës 24 mars 2023 se, ky denoncim nuk është i vlefshëm sepse është bërë me datë 15 shkurt 2023. Ndërsa kontrata e fituesit u publikua me datë 20 shkurt. Pra, ankesa hidhej poshtë sepse  është bërë para afatit!!!

Megjithatë më tutje në vendim, KPP arsyeton se pretendimet e ankimuesit për faktin se operatorët nuk janë trajtuar si të barabartë qëndrojnë.

Por, këtu gafën e ka bërë vetë komisioni. Konkretisht në dhënien e vendimit ka ngatërruar objektin e prokurimit. Duke thënë se nuk pranon ankesën për prokurimin me Nr. REF-560461-01-16-2023, me objekt: “Blerje makine teknologjike” me fond limit 13.661.914 lekë pa TVSH.  Që në fakt është një tjetër kontratë. Por, shprehet se qëndrojnë një pjesë e ankesës më sipër, pra denoncimi për blerjen e karburantit.

Vendimi i dytë

Ndërkohë që ankimuesit iu dorëzua ky vendim i pasaktë, pas një jave KPP u kujtua të ndreq gafën e bërë. Kështu me datën 5 maj ka përpiluar një tjetër vendim. Ku kësaj here rrëzon edhe aprovimin e parë për një pjesë të ankesës “Ufo Cengu” SHPK. Dhe lejon Kastratin të vjedhë tenderin 210 milionë lekë nga Bashkia Kukës.

Në këtë vendim, duke kundërshtuar vendimin e parë, Myzyri me stafin e tij rrëzojnë denoncimin e bërë, edhe pse më herët konstatuan parregullsi.

“Të mos pranojë ankesën e operatorit ekonomik “Ufo Cengu” SHPK me nr. 315/2023 protokolli dhe me numër ankimi elektronik A/2023/2883 për procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur”, me Nr. REF-56811-01-24-2023, me objekt: “Blerje karburanti” me fond limit 21.000.000 lekë pa TVSH, zhvilluar me datë 09.02.2023 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Kukës”,

Ndërsa në foton më poshtë tregon qartë gafën që ka bërë dhe tenton ta rregullojë më një ndryshim kaq të madh, që shkakton shumë dëme dhe bëhet pro e abuzimit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: DenoncoiGIJOTINAKryesore1Kukës

Lajme të lidhura

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Para
Vrasja e Liridonës, vëllai jep mesazhin: Fushata për drejtësi fillon tani

Vrasja e Liridonës, vëllai jep mesazhin: Fushata për drejtësi fillon tani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26

Në Tiranë po mbahet protesta e dytë radhazi sa i përket mbrojtjes së Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Ministrisë...

Lexo më shumë
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibompusulabet girişJojobet