GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzimi me fondet e IPARD, ambasadorja e BE: Ka një hetim, presim…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzimi me fondet e IPARD, ambasadorja e BE: Ka një hetim, presim…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Europian pezulloi më 21 korrik të këtij viti grantet e bujqësisë në Shqipëri, në kuadër të programit IPARD, pas një hetimi të nisur nga OLAF, për korrupsion dhe abuzime me këto fonde përsa i takon shpërndarjes së tyre.

Lidhur me këtë skandal korrupsioni nga ana e AZHBR-së dhe Qeverisë shqiptare, është pyetur në intervistën e saj të fundit si ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Ndërsa ka kërkuar nga SPAK që të prodhojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, ajo sqaron se raporti përfundimtar i OLAF për shkeljet në Shqipëri nuk është bërë ende publik.

Gjithsesi ambasadorja shpjegoi se pagesat e fondeve për bujqësinë u pezulluan, pasi BE-ja po mbron paratë e taksapagueesve të saj.

“Jemi në mes të një procesi ku kishim njerëz që në fakt u ankuan për keqmenaxhimin e fondeve nga agjencia për menaxhimine fondeve të IPARD, kështu që institucioni i Brukselit i quajtur OLAF, i cili siguron të ndiqet mashtrimi, në fakt e shqyrton çështjen dhe ata bënë një hetim.

Pra, ata kanë përfunduar hetimin dhe kanë informuar Komisionin Evropian për gjetjet e tyre paraprake. Nuk e kemi parë ende raportin përfundimtar. Këto gjetje paraprake thonë se ka një problem, dhe më pas në mënyrë automatike ka një detyrë të Komisionit Evropian për të mbrojtur fondet e BE-së, të cilat në fund të fundit janë të taksapaguesve europianë.

Pra, kjo është ajo ku jemi për momentin, është koha e mbrojtjes. Në këtë moment ne ndalojmë çdo gjë përpara se të marrim raportin përfundimtar dhe pastaj mund të arrijmë në fund të tij, por kjo nuk do të thotë se bujqësia dhe fermerët nuk po bëjnë punë të mirë.

Padyshim ka pasur diçka që nuk ka funksionuar si duhet në përdorimin e fondeve, në përvetësim, por nga ana tjetër është edhe puna e ndershme e fermerëve.

Pra, mendoj se duhet të bëjmë dallimin midis asaj që ne shohim se mund të bëhet në terren dhe asaj që ndodhi, dhe ne duhet të shkojmë në fund të saj.

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka më asistencë në dispozicion, tani do të qartësojmë gjithçka dhe më pas vazhdojmë,” tha Hohmann.

Etiketa: fondeHofmannipard

Lajme të lidhura

Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministrit Rama
Aktualitet

126 ditë revoltë/ “Hajdutët po i bien një nga një”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Në pranga edhe kryehajduti

07:53 - 03/10/26
“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel: Dëgjoni zërin e qytetarëve
Aktualitet

“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel: Dëgjoni zërin e qytetarëve

07:38 - 03/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Para
Zyrtare, Milot Rashica shkon te Besiktas (VIDEO)

Zyrtare, Milot Rashica shkon te Besiktas (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministrit Rama
Aktualitet

126 ditë revoltë/ “Hajdutët po i bien një nga një”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Në pranga edhe kryehajduti

07:53 - 03/10/26

Sot mbahet protesta e 126-të qytetare në Tiranë, në vijim të tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama....

Lexo më shumë
“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel: Dëgjoni zërin e qytetarëve

“Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel: Dëgjoni zërin e qytetarëve

07:38 - 03/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Tetor 2026

07:33 - 03/10/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 3 Tetor 2026

07:30 - 03/10/26
Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com