GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzimi me fondet e rindërtimit/ 78 kasolle i vlerësuan si banesa, kush janë 5 zyrtarët nën hetim

10:47 - 01/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërdorim detyre, pezullohen 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje të reja nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, e cila akuzon 5 zyrtarë të Bashkisë së Rrogozhinës  se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit pas tërmetit, në të paktën 78 raste, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 353.4 milionë lekëve.

Mësohet se masa e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasve Mario Meka (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xhemile Uku (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), Besim Ballabani (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), Elton Levonja (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), Edlira Ramaj (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).

Policia e Durrësit i ka vënë në pranga të 5 zyrtarët e Bashkisë së Rrogozhinës, teksa ata akuzohen për kryerjen e veprave penale  “shpërdorimi i detyrës”, “falsifikimi” dhe “mashtrimi”.

Sipas organit të akuzës, shtetasit Besim Ballabani, Xhemile Uku, Mario Meka, Elton Levonja dhe Edlira Ramaj kishin abuzuar me detyrën, duke regjistruar 78 kasolle për derra dhe lopë, si banesa banimi, duke iu dhënë dëshmpërblim që nuk iu takonte 78 qytetarëve.

“Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim, por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve,” citohet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjithashtu, organi i akuzës bëri me dije se krahas punonjësve të bashkisë, nën hetim janë vënë edhe 78 personat të cilët kanë bashkëpunuar me zyrtarët për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Ata akuzohen për veprën penale të “mashtrimit”.

Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Durrësit nisi hetimet ndaj 5 të arrestuarve pas denoncimeve nga banorë të Rogozhinës, të cilët u ankuan se me proçesin e verifikimit të dëmeve të tërmetit ishin bërë abuzime dhe se kishin përfituar persona të cilët nuk kishin pësuar dëmtime nëpër banesat e tyre. Kjo çoi në hetimin e vendimeve ta marra nga personat e caktuar në këtë proçes dhe rezultoi në shkelje në mbi 78 raste.

Pas tërmetit të vitit 2019, mijëra familje mbetën të pastreha. Megjithëse qeveria ndërmori procedura emergjente të prokurorit, duket se ato nuk dhanë shumë ndihmë. Sipas të dhënave të buxhetit të vitit 2023, deri në muajin tetor ishin shpenzuar vetëm 32% e fondeve të programuara. Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka zbuluar një skemë të vjedhjes së këtyre fondeve.

Etiketa: Kryesore1Rindertimi

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Qeveria e tij është tashmë e përkohshme, Rutte merr vendimin drastik për të ardhmen

Mark Rutte merr zyrtarisht detyrën si kreu i NATO-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com