GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzimi me postin, Apeli nuk e rikthen në detyrë Nikoll Dedën

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Shpërdoroi detyrën, pezullohet kreu i Urdhrit të Stomatologut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë rrëzoi kërkesën e presidentit të Urdhrit të Stomatologëve Nikoll Deda për heqjen e masës së pezullimit nga detyra, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Pavarësisht se ndodhej në një proces gjyqësor i akuzuar për pengim të ekzekutimit të vendimeve në një tjetër procedim penal, Nikoll Deda vijonte të ndërmerrte veprime aktive duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së për interesat e tij.

Në 2021, Deda u denoncua për falsifikim në zgjedhjen e mandatit të dytë të tij, për të cilin u kallëzua.

Gjykata Administrative i vlerësoi antiligjore e antistatutore duke vendosur ngrirjen e gjitha strukturave të reja dhe lënë në fuqi ato të vjetra.

Kryetari i Urdhrit për Tiranën, Almiro Gurakuqi që denonconte veprimet e Dedës, u shkarkua nga ky i fundit, por pas një procesi gjyqësor, e rifitoi përsëri pozicionin ku ai ishte zgjedhur.

Kundër vendimeve të Gjykatave, Deda vijonte të firmoste vendime qindra-mijëra eurosh, emëronte e shkarkonte punonjës, përfshirë anëtarë të familjes së tij, apo merrte kredi në vlerën prej 250.000 euro.

‘Nga hetimet, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij shtetasi Nikoll Deda ka krijuar një ‘klimë posedimi privat’ duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut në nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni’, thotë ndër të tjera Prokuroria e Tiranës.

Nikoll Deda ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste dhe është akuzuar shpesh edhe për dhënie të licencave false.

Etiketa: Nikoll DedaStomatologeturdheri

Lajme të lidhura

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës
Aktualitet

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta
Aktualitet

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Para
Jude Bellingham shpallet fitues i çmimit “Golden Boy”

Jude Bellingham shpallet fitues i çmimit “Golden Boy”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës
Aktualitet

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve e cila po zhvillohet në Tiranë, ku një efektivi të policisë i...

Lexo më shumë
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com