GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzimi në Fier/ Familja e prekur nga fatkeqësia brakiset dhe nga shteti! Apeli për ndihmë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzimi në Fier/ Familja e prekur nga fatkeqësia brakiset dhe nga shteti! Apeli për ndihmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ngjarjes tronditëse në fshatin Sheqisht të Fierit, ku një baba akuzohet për abuzim ndaj vajzës së tij 12-vjeçare, familja e viktimës po përballet me një situatë tejet të vështirë sociale dhe ekonomike. Pas arrestimit të babait, fëmijët e tjerë të familjes kanë mbetur të pastrehë dhe pa ushqim, duke u varur nga ndihma e kufizuar e bashkisë.

Sipas gjyshit të 7 fëmijëve, Xhemal Ruko, i cili është edhe babai i Juelës, nënës së tyre, familja ndodhet në një gjendje shokuese dhe ai ndihet i pafuqishëm përballë kësaj tragjedie. Ai ka bërë një apel të dëshpëruar për ndihmë nga institucionet shtetërore dhe bizneset e ndryshme që kanë mundësi të kontribuojnë në lehtësimin e situatës së tyre.

“Juela nuk ka mundësi të punojë, sepse fëmija më i vogël është vetëm një vjeç. Jemi në një gjendje shumë të vështirë. Kërkojmë ndihmë nga kushdo që mundet”, ka deklaruar Ruko psr mediat, duke shprehur shqetësimin për mbijetesën e familjes.

Gjyshi ka bërë të ditur se nuk ka pasur ende asnjë kontakt me mbesën e abuzuar, e cila aktualisht ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë. Ai ka pohuar se nuk ka qenë në dijeni të abuzimit dhe ka shprehur keqardhjen që nuk ka mundur të ndërhyjë më herët. “Nuk e dija fare çfarë po ndodhte. Po ta dija, nuk do e lija kështu”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, nëna e 7 fëmijëve, Juela, po endet në rrugët e Fierit me 6 fëmijët e tjerë, duke kërkuar ushqim dhe strehë. Sipas rrëfimeve jashtë kamerave, shërbimi social i bashkisë nuk ka kontaktuar ende familjen për të vlerësuar nga afër gjendjen e tyre dhe për të ofruar ndihmë të mëtejshme.

Në ndihmë të kësaj familjeje në nevojë janë vënë gazetarët fierakë, të cilët kanë reaguar menjëherë duke ofruar pako ushqimore. Gjithashtu, një biznes lokal i është bashkuar thirrjes për ndihmë, duke treguar solidaritet me familjen e prekur nga kjo ngjarje e rëndë. Situata e familjes mbetet kritike dhe nevojitet ndihmë e vazhdueshme për të siguruar një jetë dinjitoze për fëmijët në këtë periudhë të vështirë, teksa institucionet shtetërore, deri më tani, duket se i kanë braksisur.

Etiketa: abuzimFierKryesore1

Lajme të lidhura

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan
Breaking Views

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Para
Gratë e Maznikut dhe Fugës i bëjnë zbor “Taks Forcës”, zaptojnë Pazarin e Ri sa largohen inspektorët

Gratë e Maznikut dhe Fugës i bëjnë zbor “Taks Forcës”, zaptojnë Pazarin e Ri sa largohen inspektorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26

Sot shënohet dita e 106 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më...

Lexo më shumë
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com