GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzoi seksualisht me nipin, Prokuroria e Beratit mbyll hetimet për 45-vjeçari

13:58 - 12/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Abuzoi seksualisht me nipin, Prokuroria e Beratit mbyll hetimet për 45-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale për 45-vjeçarin, Belul Kokollari, nga Prizreni, i cili akuzohet se përdhunoi nipit të tij 7-vjeçar. Sipas hetimeve të kryera, Prokuroria e Beratit deklaron se ka provuar akuzat se Kokollari ka përdhunuar djalin e motrës së tij, ku nipi shkoi në Prizren për pushime së bashku me mamanë.

45-vjeçari u arrestua në pikën kufitare të Morinës më 25 nëntor pasi ishte shpallur në kërkim për llogari të DVP Berat, për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”. Gjatë seancës gjyqësore ai mohoi akuzat se përdhunoi 7-vjeçarin duke u shprehur se e gjitha “është një montim”.

Akuzat e së motrës

Nëna e të miturit, e cila jeton në Berat, denoncoi në polici vëllanë e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj.

Ajo rrëfeu në polici se kishte qëndruar për 5 ditë në Kosovë me djalin dhe kur janë kthyer në Berat ka vënë re që djali trembej natën dhe fliste përçart.

Pasi e ka zgjuar nga gjumi dhe e ka pyetur, nëna thotë se djali ja ka treguar të gjitha, edhe pse në fillim kishte frikë të tregonte sepse daja e tij e kishte kërcënuar me armë.

“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së pikës kufitare Morinë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. K., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi bazuar në ekzaminimet mjekoligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me nipin e tij të mitur 8-vjeçar”, njoftoi policia në atë kohë.

Fëmija i shoqëruar nga nëna e tij ka në prani të oficerit të policisë gjyqësore, psikologëve dhe nënës së tij kishte deklaruar se daja e kishte përdhunuar.

Sipas të miturit, përdhunimi ishte kryer rreth një muaj më parë para denoncimit në shtëpinë e dajës në Prizren.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat e kishte shpallur në kërkim 45-vjeçarin, i cili duke qenë se nuk ishte në dijeni që nipi e kishte denoncuar, ishte nisur për në Shqipëri, për të ardhur tek motra që prej vitesh është martuar në Berat dhe jeton me bashkëshortin në lagjen “28-Nëntori”.

Kur nisi afrimiteti mes dajë e nip

Daja e fëmijës ka nisur të ketë afrimitetin me këtë të fundit rreth 1 vit më parë, kur për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, ai qëndronte shpesh herë në Berat.

Konflikti i motrës me komshiun në muajin gusht 2020 degjeneroi atëherë deri në ushtrimin e dhunës mes dy palëve.

Kokollari u dënua asokohe me 4 muaj burg pasi u akuzua për plagosjen me mjete të forta të djalit të komshiut që konfliktohej me familjen e motrës. Pika kufitare e Morinës ishte njoftuar për kalimin e tij ditën e sotme, pasi ka qenë pikërisht motra e tij ajo që ka referuar në polici se vëllai i saj do të nisej sot për Shqipëri dhe do të vinte disa ditë për vizitë tek motra.

Sipas deponimeve të motrës, ai i kishte thënë se kishte takuar edhe një avokat për të kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat “pafajësinë” në lidhje me dënimin e marrë në vitin 2020.

 

Etiketa: AbuzoiBerathetimetnipiProkuroriaseksualisht

Lajme të lidhura

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Para
Tirana “nën pushtetin” e shiut, reshje të dendura dhe rrufe

Tirana “nën pushtetin” e shiut, reshje të dendura dhe rrufe

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com