GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Abuzon me këndin e lojërave të fëmijëve, Fisnik Qosja jep pa garë 38 milionë lekë

12:41 - 14/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzon me këndin e lojërave të fëmijëve, Fisnik Qosja jep pa garë 38 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, blen me çmim shumë të shtrenjtë një kënd të varfër lojërash. Kjo ndodh sepse komisioni nuk konsultohet më tregun kur llogarit fondin limit, por vetëm ndjek porositë e kryetarit, që sigurisht ka bërë një pazar paraprak me përfituesin e fondit. Po flasim për prokurimin me objekt ‘Furnizim vendosje e pajisjeve rekreative për mirëmbajtjen e parqeve të qytetit’ me vlerë 38 milionë lekë.

Përshkrimi i tenderit është pak i ngatërruar, sa të shkon mendja se do të blihet ndonjë pajisje që do të përdoret për  të mirëmbajtur parkun dhe bimët, rrugët dhe ndriçimin.

Në fakt, sipas të dhënave në dokumentet shoqëruese, do të blihet kënd lojërash për fëmijë, si dhe pajisje fitnesi.

 

Për këto  rrëshqitëse, lëkundëse dhe dy biçikleta fitnesi mund të  shpenzohen më pak para, nëse do ishte zbatuar procedura e rregullt tenderuese, por skenarët që ka thurur Qosja kanë fryrë edhe fondin limit.

Le të bëjmë një krahasim me porositë që ka kryer kohët e fundit kompania fituese e tenderit ‘Falgeo’ shpk.

Pra, sipas tabelës së mësipërme të tenderave të marrë më parë në njësitë e tjera vendore, të njëjtën porosi, kompania e ka kryer disa herë më lirë, me çmime që variojnë nga 4.5 milionë lekë deri në 29 milionë lekë, pa llogaritur TVSH.

 

Gjatë kohës që “gara” ka qenë e hapur janë dorëzuar vetëm 2 oferta. Propozimi i “Luljeta Zanajt” është shkualifikuar pasi, sipas komisionit, nuk ka dorëzuar mostrat e mallrave dhe ka mungesë dokumentacionesh. Kështu mbeti vetëm oferta e firmës “FALGEO. Sipas ligjit, procedurat nuk duhej të vazhdonin vetëm me një konkurrent.

 

Por rregullat nuk vlejnë më për kryebashkiakë si Fisnik Qosja, që i kanë kthyer tenderat në gropë për buxhetet e bashkive. Kështu kryetari Qosja ka vazhduar me planin e tij duke ia dhënë fitoren firmës “FALGEO” me pronar Florian Gjokën.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Nëse do të ishin ndjekur rregullat e prokurimit, me aq lekë bashkia do të blinte dy deri në trefishin e këtyre lodrave. Në këtë rast “taksa” e korrupsionit u vendos në kurriz të fëmijëve.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: bashkia tenderFisnik Qosjatender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Tentoi të vriste prindërit duke djegur banesën, arrestohet 42-vjeçari në Fier (Emri)

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com