GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Açka përplaset me Margaritin: Keni degraduar godinat historike

17:46 - 02/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Açka përplaset me Margaritin: Keni degraduar godinat historike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ka ndodhur një debat mes deputetes së Partisë Demokratike, Flutura Açka dhe Ministres së Kulturës, Elva Margariti, gjatë diskutimit që patën për gjërat që ende mungojnë në qytetin e Elbasanit.

Deputetja demokrate ka ngritur shqetësimin për rikonstruktimin e godinave historike, të cilat sipas saj kanë shkuar drejt degradimit, duke bërë madje një krahasim: Ballkonet e TKOB-së i keni kthyer si arkivole.

“Nuk pashë asnjë projekt konkret për Elbasanin, është zemra e turizmit. 2 shtëpi historike po rrënohen në Elbasan… Duhet t’i keni parë kullat e famshme të Macukullit, po degradojnë zonja ministre,  janë degraduar. Po shkatërrohen, a ka mundësi të bëhet një gjë që këto gjëra të mbeten? Në këto zona që duken si larg vëmendjes, a ka mundësi të bëhet një ndërhyrje. Ballkonet e Teatrit të Operas, ballkonatat i keni kthyer si arkivole, s’e di çfarë shije është kjo por s’më la shije të mirë, kishte humbur dhe pjerrësia, mu desh t’i thoja atij burrit para ule kokën sepse nuk shikoja gjë. Diçka nga esenca e asaj gjëje ka humbur, shikojeni mbase e kam gabim sepse si arkitekte që jeni i dini më mirë këto çështje. Kjo gjë ishte një defekt që e vura re me të parën, nuk hyra në thellësi”, deklaroi Açka.

Margariti nuk e priti aspak mirë këtë koment, duke e quajtur makabre metaforizimin që deputetja e PD bëri për ballkonatat.

“Sa i përket Elbasanit, programi bonusi i rijetëzimit, kur është propozuar, ka qenë program që do fillojë të pilotohet në kalatë e pabanuara dhe Elbasani është një prej tyre. Ne kemi propozuar që Elbasani, Kruja dhe Berati të jenë 3 qytetet e para që do jenë pjesë e nismës për godinat e vjetra. Do ndalem te gjykimi juaj për operan, m’u duk pak makabre për ta metaforizuar në arkivole ballkonatat, mund të kishim gjetur metafora të tjera. Sa i përket aspektit teknik të ballkonatave ka 2 aspekte. E para kalkulimi i akustikës, e dyta është që numri i poltronave është ulur në pjesën e platesë sepse kanë qenë shumë afër me njëra tjetrën, duke zgjeruar aksin e poltronave janë vendosur në 2 ballkonata”, tha ministrja.

Etiketa: Elva MargaritiFlutura Acka

Lajme të lidhura

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Para
Miratohet projektligji për “Bashkëqeverisjen”, Opozita: Ka qëllim propagandën!

Miratohet projektligji për “Bashkëqeverisjen”, Opozita: Ka qëllim propagandën!

TË FUNDIT

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së...

Lexo më shumë
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com