GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Adela Osmani, piktorja pa penel që luan me ngjyrat

11:51 - 08/07/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Adela Osmani, piktorja pa penel që luan me ngjyrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ajo luan me ngjyrat në një mënyrë krejt të veçantë, një mënyrë që thotë se përfaqëson tërësisht gjendjen e saj emocionale. Por ndryshe nga shumë piktorë të tjerë, penelin e ka hedhur tutje dhe bojërat i përzien në telajo vetëm me duart e saj. Adela Osmani ka nisur të pikturojë që në moshën 8 vjeçare dhe për shumë vite me radhë ka studiuar teknika të ndryshme, deri sa gjeti veten dhe frymëzimin e duhur për tu shfaqur tek publiku me punimet e saj.

“Zakonisht frymëzohem tek lulet ose natyra e qetë por varet nga gjendja ime emocionale. Teknika me të cilin punoj më përfaqëson më së miri mua dhe vetë gjendjen time shpirtërore. Pasi bëj përzierjen e bojërave, hedhja e tyre në telajo dhe punimi i pikturës bëhet vetëm me duar, pra pa penela”-shpjegon 22 vjeçarja.

Ka realizuar deri më sot me qindra piktura, shumë prej të cilave dikur ua dhuronte miqve apo të afërmeve. Sot, biznese të shumta kërkojnë që ajo të realizojë punime enkas për ambjentet e tyre. Piktura më e fundit e saj, u shit jo pak por për një vlerë prej 1200 euro.

“Më pëlqente shumë tu dhuroja njerëzve pikturat e mia, por vura re se në shumë raste nuk e vlerësonin sa duhet. Tani që i shes punimet e mia, kam më shumë kërkesa”

E ndërsa piktura mbetet pasioni, Adela aktualisht po studion për interior design, pasi është e bindur se kështu do të ketë një të ardhme të sigurt edhe në tregun e punës. Veç kësaj, dega që ka zgjedhur ngjason me pikturën pasi ka lirinë të krijojë duke luajtur me ngjyrat dhe detajet.

Piktorja e re nga Durrësi ëndërron që pikturat e saj të shkojnë larg, përtej kufijve të Shqipërisë, madje përtej Oqenit. Ndërsa për veten e saj ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë pas përfundimit të studimeve master. Por një gjë është e sigurt, Adela ka projekte të mëdha për të ardhmen, kudo që të shkojë.

Etiketa: Adela Osmani

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
Ronela Hajati nuk i kursen thumbat për artistët e rinj që dalin nga hiçi

Ronela Hajati nuk i kursen thumbat për artistët e rinj që dalin nga hiçi

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com