GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Adelina Tahiri refuzon “Big Brother”! Ka një arsye tjetër nga Olta

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Adelina Tahiri refuzon “Big Brother”! Ka një arsye tjetër nga Olta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Adelina Tahiri është e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë me publikun, ama gjithmonë thotë gjërat që ajo do të ndajë duke qenë e kujdeshme për të mbajtur gjithmonë në guaskën e saj gjithçka që për të është “personale”.

Kështu, ndërsa e ka menduar veten si konkurrente në “Big Brother”, Adelina e ka të vështirë, ashtu si Olta Gixhari, ta mendojë veten larg të birit. Por ka edhe një frikë tjetër.

“Unë jam shumë realiste, unë çdo gjë ta them në fytyrë dhe jam shumë e çiltër…” – thotë ajo pas pyetjes nëse e sheh veten si banore e “Big Brother”.

Por krahasuar me Oltën, ajo mendon se aktorja gjeti strategjinë e gabuar.

“Mua më pëlqen shumë Olta si fizik, është një ndër femrat më të bukura shqiptare, për mendimin tim. E vlerësoj shumë, është shumë femërore. Për karakterin është çështje personale, por unë si femër e kam mbështetur…

Por në krahasim me të, unë jam shumë më emotive dhe tregoj shumë më shumë lot, se Olta. Ajo është shumë vajzë e mirë, por mendoj që kishte strategjinë e gabuar. Realisht, e mendoj se është njeri më i mirë sesa u shpall në “Big Brother”.

https://www.instagram.com/reel/CvfZiJrLxm6/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Adelina tregoi për “Pushime on Top” se ka pasur ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother 1”, por nuk ka pranuar për shkak të djalit:

“Kam pasur ftesë në Big Brother-in e kaluar. Nuk kam pranuar për çështjen e Jonit. Është ende i vogël. Nuk e kam Jonin në një moshë dhe rrethanat e mia nuk ma kanë bërë të mundur që të hyj rehat. Sepse unë dua të hyj për të bërë lojë dhe shoë, ndërsa kur kam fëmijën jashtë, nuk është se hyj me përqëndrim 100 për qind” – tha këngëtarja.

Po çfarë sekreti nuk do e ndante me publikun, për çfarë nuk do të bënte dot kompromis?

“Gjërat që janë personale… Për gjërat personale nuk kisha lejuar asnjë njeri. Dhe nga kjo kam frikë, të më prekë në familje. Nuk do lejoja askënd, pa asnjë lloj tolerance. Për këtë arsye, nuk do kisha hyrë, sepse e njoh veten dhe nuk lejoj njeri të më shkelë aty ku nuk shkel unë. Jam e patolerueshme.

Toleroj çdo gjë, çdo shaka, por në momentin kur dikush më prek në familje, në çdo lloj aspekti, jam e paparashikueshme. Për këtë arsye, jam e keqe dhe kjo nuk është gjë e mirë.

Për këtë kam mbajtur edhe disa distanca në jetën time. Aty ndoshta bëhesh më impulsive, më agresive, më emotive, dhe nuk do doja t’ia lejoja vetes të dal jashtë karakterit tim. Kështu që jam e patolerueshme në këto lloj gjërash.”, tha Adelina.

Etiketa: Adelina Tahiribig brother

Lajme të lidhura

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin
Botë

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

14:42 - 18/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Para
E pabesueshme, ja si duket faza e fundit e “jetës” së një ylli

E pabesueshme, ja si duket faza e fundit e “jetës” së një ylli

Discussion about this post

TË FUNDIT

I armatosur përplas makinën e policisë dhe tenton të arratiset, arrestohet 27-vjeçari (Emri)
Aktualitet

I armatosur përplas makinën e policisë dhe tenton të arratiset, arrestohet 27-vjeçari (Emri)

13:06 - 03/10/26

Një 27-vjeçar është arrestuar në Mamurras pas një operacioni të Policisë së Lezhës, pasi u lokalizua duke lëvizur me automjet...

Lexo më shumë
Reforma Territoriale, Blushi propozon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet t’i prijmë vetë

Reforma Territoriale, Blushi propozon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet t’i prijmë vetë

12:47 - 03/10/26
Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti

Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti

12:31 - 03/10/26
Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

12:05 - 03/10/26
Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

11:52 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com