GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Adili lë Vllazninë me fjalë të mëdha, zyrtarizohet një talent në hyrje

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Adili lë Vllazninë me fjalë të mëdha, zyrtarizohet një talent në hyrje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia ka humbur një nga lojtarët më të rëndësishëm. Mevlan Adili, autori i golit të fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Laçit, ka njoftuar largimin nga shkodranët dhe e bën me fjalë të mëdha përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit Shkodër, Faleminderit KF Vllaznia. I lumtur qe i kam shërbyer këtij qyteti kaq të bukur, qytet me kulturë, art, traditë, qytet që jeton me sportin dhe sidomos me futbollin, këtij populli që meriton gjithçka sepse e bëjnë çdo gjë me zemër të bardh dhe pa asnjë interes.

Kudo qe kam shkuar nga dita e pare kam qen shumë i respektuar dhe i nderuar unë dhe familja ime, gjë qe ma keni lehtësuar te bej paraqitje te mira ne fushë. Jam i lumtur qe isha pjesë e këtij grupi me djem dhe futbollistë te mrekullueshëm, qe ktheu entuziazmin qe kishte munguar ne këtë qytet dhe me fitimin e Kupës se Shqipërisë 2 herë radhazi ndryshuam çdo gjë.

Sa te kem jetë do keni një vend të VEÇANTË NE ZEMREN TIME sepse keni ba shumë për mua dhe lutem çdo ditë nga zemra qe ky qytet te ketë zhvillim ekonomik sa ma te mirë, ky popull te ketë jetë te mirë e te lumtur dhe pa probleme, kurse klubit të Vllaznisë ju dëshiroj çdo te mirë, sa ma shumë trofe dhe paraqitje të mira në Europë, sepse kur Vllaznia është mirë, i gjithë qyteti buzëqesh. Vllaznia është amanet.

Një gjë kam kuptuar, të luash për Vllazninë është përgjegjësi e madhe, kurse te fitosh trofe me Vllazninë është sikur te lindësh për së dyti . Dëshmoj se për këtë klub dhe për këto ngjyra gjithmonë kam dhen maksimumin, ndonjëherë edhe me shumë.

Kur jam vetvetja ndihem shumë rehat. Unë nuk jam perfekt dhe s’mund të jem, mirëpo gjithmonë kam qenë vetvetja, ndonjëherë me gabime, ndonjëherë pa gabime. Kam mësuar nga gabimet e mia dhe duke qenë vetvetja jam çuar në këmbë dhe të pamundurën e kam ba të mundur për këtë qytet dhe për këtë ekip. Me shumë dashuri, i juaji Mevlan Adili”.

Ndërkohë klubi shkodran po sot ka nënshkruar me mesfushorin e ri, Rejan Alivoda, pjesë e Shqipërisë U19 dhe kapiten te të rinjtë kuqeblu. Ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjeccare dhe shikohet si një element me shumë perspektivë.

Etiketa: Vllaznia

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Shtyu udhëtimin në Afrikë dhe shpalli takimin e pazakontë të kardinalëve, Papa Françesku jep dorëheqjen?

Shtyu udhëtimin në Afrikë dhe shpalli takimin e pazakontë të kardinalëve, Papa Françesku jep dorëheqjen?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26

Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë përmasa ndërkombëtare. Çdo ditë media ndërkombëtare raportojnë atë se çfarë po ndodh në Tiranë....

Lexo më shumë
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com