GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Administrata bën kërdinë, “fryn” numrin e punonjësve, rritet barra për taksapaguesit

12:34 - 11/02/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Administrata bën kërdinë, “fryn” numrin e punonjësve, rritet barra për taksapaguesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paratë e taksapaguesve shqiptarë duket se më shumë i përpinë Administrata Shtetërore, duke qenë se bën shpenzime pa kriter dhe shton punonjës që nuk nevojiten. Kështu ka evidentuar në një raport të publikuar së fundmi “Open Data Albania”, ku përcaktohet numri i punonjësve aktualë në Administratë, plani për fryrje gjatë 2022, si dhe pagat sipas çdo ministrie.

Nga të dhënat e publikuara, evidentohet se në vitin 2022 në Institucionet Drejtpërdrejt Buxhetore, është parashikuar numër punonjësish buxhetor 84. 214. Janë 450 më shumë të punësuar se në 2021. Të punësuar në institucione buxhetore përfshijnë vetëm institucionet, në të cilat kostot e punonjësve mbulohen me fondet e Buxhetit të Shtetit.

Në vitin 2022 rezultojnë 65 institucione buxhetore të cilat përfaqësojnë institucionet publike, si: Presidenca, Parlamenti, Qeveria, Sistemi i Drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese. Si pjesë e Qeverisë janë: Kryeministria, 11 ministri dhe institucione të tjera qeveritare. Pikërisht këto institucione po shpenzojnë më shumë nga taksat tona për të paguar numrin tejet normales të punonjësve me kohë të plotë dhe të pjesshme.

Qeveria ka vendosur të shtojë tre institucione të reja, me një numër të konsiderueshëm punonjësish, çka rrjedhimisht i bie më shumë shpenzime, pasi do të jepen më shumë paga. “Tre institucione të reja planifikojnë staf dhe kosto buxhetore në 2022. Konkretisht Agjencia Kombëtare e Rinisë me 20 persona staf; Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e cila planifikohet të ketë 73 persona të punësuar dhe Agjencinë për Media dhe Informim me 69 punonjës buxhetor”, thuhet në raport.

Institucionet që abuzojnë

Në raport thuhet se numrin më të lartë të punonjësve e regjistrojnë ministritë, me në krye Ministrinë e Arsimit. Madje në vitet e fundit situata është bërë abuzive, pasi disa prej punonjësve pothuajse nuk kanë asnjë rol dhe nuk janë të nevojshëm. Sipas “Open Data”, kjo skemë rrjedhimisht përkthehet në para të çuara dëm për punë që nuk bëhet.

“Institucionet më të mëdha buxhetore janë ministritë, të cilat krahas aparatit ministror përfshijnë dhe numrin e të punësuarve në institucionet e varësisë. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka numrin më të lartë të punësuarëve, përkatësisht 37% të të punësuarve në institucione buxhetore ose 30 990. Në vendin e dytë Ministria e Brendshme me 15 109 punonjës ose 18% të të punësuarve buxhetore. Ndër programet kryesorë të këtij institucioni është ofrimi i shërbimit policor.

 Pasohet nga Ministria e Mbrojtjes me 8 863 të punësuar ose 11% e totalit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë planifikon 5 983 të punësuar ose 7% të totalit. Ministria e Drejtësisë rezulton pothuaj në të njëjtat pozita si ajo e financave me mbi 5 mijë të punësuar ose 6% të totalit. Vijojnë me më pak se 5 mijë të punësuar, Ministria e Shëndetësisë me 4 313, Ministria e Bujqësisë me 2 417 të punësuar”, thuhet në raport.

Shpenzimet për pagat

Sipas raportit, nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë paga mesatare e një buxhetori, pagë e deklaruar rezulton 74. 931 lekë. Ndërsa po të llogarisim numrin e punonjësve që shtohen me vlerën e pagës minimale, i bie që të shpenzohen 3 371 895 lekë më shumë, të cilat sigurisht do të vilen nga taksapaguesit shqiptarë.

“Paga mesatare mujore në SPAK përllogaritet rreth 241. 000 Lekë, në institucione drejtësie si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit; Kolegji i Posaçëm i Apelimit; Komisioneri Publik dhe Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtësisë paga mesatare mujore shkon rreth 190. 000 lekë, Pasohen nga Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria e Përgjithshme mesatarisht rreth 150 000 lekë në muaj pagë. Pas strukturave të drejtësisë renditet KLSH, Kuvendi, Kryeministria, Komisioni i Prokurimeve Publike, Presidenca, Këshilli i Kontabilitetit me paga mesatare institucionale mujore mbi 100 mijë lekë. Ndërsa institucionet më paga mesatarisht më të ulëta janë në Ministritë e Drejtësisë, Shëndetësisë, Kulturës, Bujqësisë dhe e fundit Ministria e Mbrojtjes me më pak se 64. 000 lekë në muaj pagë mesatare”, shprehet “Open Data”. Ndërsa theksojmë se, fondi i pagave të cilin po marrim si referencë përfshinë pagën e deklaruar duke përfshirë edhe vjetërsi në punë apo pagesa sipas kontributeve specifike.

 

 

 

Etiketa: abuzimeadministratakryesore2punonjes

Lajme të lidhura

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit
Breaking Views

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Para
Nën akuzë për fshehje pasurie, SPAK merr në pyetje gjyqtarin e shkarkuar

Nën akuzë për fshehje pasurie, SPAK merr në pyetje gjyqtarin e shkarkuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë
Aktualitet

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë

22:40 - 05/03/26

Një skenë e pazakontë është regjistruar në rrugë, ku protagonistë janë dy vajza, të cilat janë përfshirë në një konflikt...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

21:59 - 05/03/26
Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

21:41 - 05/03/26
“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

21:07 - 05/03/26
Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

20:55 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com