GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Edhe administrata në krizë për punonjës, po e ‘braktisin’ drejtorët

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe administrata në krizë për punonjës, po e ‘braktisin’ drejtorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Punësimi në administratë ka qenë i lakmuar vit pas viti nga një numër jo i vogël individësh si një formë më komode sesa puna në privat.

Kjo tendencë shënoi rritje edhe në vitin 2022 në raport me vitin 2021 kur numri i aplikantëve për një pozicion të lirë të shpallur pësoi rritje.

Të dhënat për vitin 2022, tregojnë se ka patur mesatarisht rreth 17.9 aplikime për pozicion, bazuar në 19173 aplikime në total, për 1070 pozicione të shpallura. Ndërkohë në vitin 2021 kjo mesatare ishte 15.

Departamenti i Administratës Publike vëren se numri mesatar i aplikantëve sipas llojit të procedurës për vitin 2022 rezulton si vijon: procedura e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive – 19.9; procedura e lëvizjes paralele – 2.3; procedura e ngritjes në detyrë – 2.3; procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese – 3.29.

Por situata e punësimit, ashtu si në tërësi në tregun e punës në vend, është shfaqur e komplikuar edhe për administratën.

Teksa tendenca e atyre që duan ti bashkohen administratës ishte në rritje në vitin 2022 duket se në kontrast ka qenë e atyre që ishin pjesë e saj dhe janë larguar.

Vendesh bosh më të shumtat janë vënë re në kategorinë ekzekutive që është niveli më i lartë në administratë teksa në kategorinë e mesme dhe të ulët vakancat kanë qenë më të ulëta.

Planifikimi për vakanca në nivel ekzekutiv ishte për 604 pozicione në administratë por në finale kanë rezultuar 788 shpallje.

“Kjo tendencë për të shpallur më tepër vende se plani vihet re ndër vite dhe nga analiza e të dhënave që Departamenti i Administratës Publike administron, rezulton se arsyeja e shpalljes së këtyre pozicioneve është krijimi i vakancave të paplanifikuara, të krijuara rishtazi gjatë vitit 2022 si pasojë e dorëheqjeve të 260 nëpunësve civil nga institucionet e administratës shtetërore.

Përpos kësaj, natyra dhe zhvillimet brenda shërbimit civil janë të tilla që kërkojnë përshtatje të herëpashershme sa i takon nevojave të burimeve njerëzore, çka e vështirëson edhe më shumë respektimin rigoroz të numrit të planifikuar për vende vakante.

Me qëllim përmirësimin e procesit të planifikimit vjetor të nevojave për rekrutim, u miratua nga DAP udhëzimi përkatës i cili unifikon dhe përmirëson procesin e planifikimit nga njësitë e burimeve njerëzore” thuhet në raportin vjetor të DAP.

As administrata nuk gjen dot punonjës

Disa pozicione pune që duan specializim në një fushë të veçantë kanë qenë të vështira për t’u plotësuar edhe në administratë.

Ky është një ngërç për të cilin tashmë prej disa vitesh është vënë alarmi ku degë të ndryshme në universitete po mbeten pa studentë duke paralajmëruar një krizë të thellë në burimet e specializuara njerëzore. Përpos pamundësisë për të gjetur punonjës me kualifikime të veçanta në fusha specifike problematike është shfaqur situata në rajone të vogla.

“Vlen të përmendet se në realizimin prej 78% të plotësimit të vendeve vakante të shpallura ka ndikuar arsyet si vijon: mungesa e kandidatëve që zotërojnë një diplomë universitare në profilin agronomi, veterinari, zootekni, shkenca inxhinierie, natyrore, mjedisore etj.; mungesa e kandidatëve me nivel të lartë arsimor si “doktoraturë” në qendrat e transferimit të teknologjive bujqësorë, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, etj; vendndodhja gjeografike e pozicioneve të punës, në qytete si Ballsh, Shkodër, Gramsh, Pukë, Lushnje, Pogradec, Mallakastër, Gjirokastër, Krujë etj.; natyra e pozicionit të punës: audites, prokurime, financier-nëpunës zbatues. Si rrjedhim i sa më sipër rezultoi se 337 pozicione pune të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese janë mbyllur pa kandidatë fitues” nënvizon raporti./Monitor

 

Etiketa: administratekrizepunonjes

Lajme të lidhura

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Para
Surpriza të këndshme, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Horoskopi sot, 14 prill 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë
Sport

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

21:04 - 11/09/26

Skënderbeu dhe Tirana kanë ndarë pikët në një ndeshje mjaft dramatike dhe në Korçë, në një stadium të mbushur ku...

Lexo më shumë
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

20:45 - 11/09/26
Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

20:31 - 11/09/26
Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

20:26 - 11/09/26
Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

20:25 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com