GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Administrata nën terrorin e aplikacionit “Aktiv1sti”

12:42 - 26/01/23
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
(33) Kiko zbulon shqiptarët që festuan hareshëm festën e çlirimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Një aplikacion i krijuar nga Partia Socialiste ngre shqetësime serioze për të dhënat personale të shqiptarëve.

“Nëse shkarkon aplikacionin akt1visti me dëshirë apo nën presion duhet të dish se ky aplikacion ka të drejtë të aktivizojë zërin në celularin tënd në çdo kohë. Pra je i pergjuar. Edhe nëse ti nuk flet, aplikacioni ka akses te mesazhet e tua, te fotot e tua, te videot e tua, te vendndodhja jote te adresa e miqve që ke, pra ky akt1vist të merr jetën private!

Akt1visti merr akses në facebookun tënd dhe di çdo pëlqim, koment apo shpërndarje qe ti bën në facebook, instagram dhe twitter! Je monitoruar gjithë kohën”! Ky është shqetësimi i ekspertit G. Progni.
Pa u shuar ende jehona e dëmit që u bë me patronazhistët, administrata shtetërore ndodhet para presionit për të shkarkuar akt1ivisti-n për të hapur llogari dhe për të dhënë të dhënat personale.
Ligji shqiptar flet për përpunimin e ligjshëm të të dhënave. Ligji parashikon kontrolluesin si autoritet që mund të përpunojë të dhëna.
Disa pyetje: është PS kontrollues? çfarë, kë dhe për çfarë kontrollon? Edhe nëse shkarkimi i aplikacionit do t’u kërkohej vetëm anëtarëve dhe militantëve të partisë në pushtet, kjo është kriminale, perverse dhe e kundraligjshme. Aq më tepër që kjo t’u kërkohet punonjësve të administratës.
Nga patronazhisti te akt1visti
Eshtë normale që PS të kërkojë të dominojë dhe të fitojë betejën on- line me kundështarët e vet, por këtë betejë nuk mund ta bëjë në kurriz të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe për më tepër nuk mund ta bëj me administratën e shtetit.
Në momentin që mendon se në trajtimin e të dhënave personale, e keqja e madhe ishte sistemi i patronazhistëve, tani del që patronazhistët janë lule krahasuar me presionin që po u bëhet punonjësve me aplikacionin “akt1visti”.
Nëse provon të hapësh llogari në aplikacion dhe jep të dhënat, adresën dhe telefonin të kerkon medoemos emailin dhe më e bukura është të detyron të biesh dakord me kushtet e përdorimit.
Po nëse provon një email tjeter apo jep një adresë të gabuar?
Nuk ke asnjë shans. Sepse, me sa duket të dhënat verifikohen me regjistrin kombëtar të të dhënave. Pra kanë akses te sistemet zyrtare të të dhënave! Fjala skandal të duket e varfër, fjala kriminale është fyerje për kriminelët!
Po nëse thjesht nuk merresh me “aktivistin”?
Atëhere nis puna praktike e patronazhistit. Presion.
Presionet bëhen me vendin e punës. Arrin absurdi deri aty sa u kërkohet celulari punonjësve për të parë nëse kanë shkarkuar aplikacionin.
Sa pa u trashur zullumi dhe pa shperthyer një tjetër skandal PS është ne kohë të tërhiqet! Nëse PS nuk tërhiqet nga ky veprim antiligjor duhet të ndërhyjë prokuroria.
Prokurorët sot kanë mundësinë e artë të shpëlajnë fytyrën nga njolla që i vunë vetes duke hapur hetim ndaj gazetarëve që denoncuan rrjedhjen e të dhënave personale të shqiptarëve në Prill të 2021.
Në dritën e skandaleve të fundit, duket luks i tepruar apo shpërqëndrim vëmendje kërkesa për të ndaluar dhe hetuar këtë praktikë të rrezikshme antiligjore.
Është njëlloj si në debatin për rrjedhjen e parë të të dhënave: partia në pushtet qeshi dhe tha se kështu kanë bërë të gjithë, autoriteti përkatës u zvarrit dhe heshti, prokuroria shkoi edhe më tej duke hetuar gazetarët. Nëse të gjithë do të kishin bërë në kohë punën e tyre, nuk do të kishim, ndoshta, as rrjedhjet e tjera të të dhënave (pagat, targat etj) dhe ndoshta as shtetin digjital në duart e hakerave iraninë.
Por atëherë nuk u veprua. Frika. Pyetja sot është: kush jep garanci se si do të përdoren të dhënat personale që po u mblidhen punonjësve të administratës përmes një aplikacioni të një partie politike?

A e kanë vrarë frikën prokurorët?

Nëse nuk ndërhyn me urgjencë Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, nëse nuk merr kurajo prokuroria atëherë të ftojmë kinezët për të marrë pervojë në Shqipëri!
Ata ia kanë dalë të ndërtojnë Murin e Madh dixhital, por kanë shumë për të mësuar se si monitorohet dhe dhunohet jeta private e çdo qytetari!
Etiketa: aktivistiDervishiLutfi

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Luizi i “trembet” Butrintit, bën deklaratën e fortë

Luizi i “trembet” Butrintit, bën deklaratën e fortë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të...

Lexo më shumë
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com