GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shqipëria zbrazet, shteti rritet!” Tabaku: Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh

14:05 - 16/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për krizën demografike në Shqipëri dhe rritjen e vazhdueshme të administratës publike, duke theksuar se vendi po përballet me një kontrast të fortë mes largimit të qytetarëve dhe zgjerimit të shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku publikoi një grafik të bazuar në të dhënat e INSTAT, sipas të cilit numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Në vitin 2001 rreth 800 mijë shqiptarë jetonin jashtë vendit, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në rreth 1.46 milion, një rritje prej 82%. Në të njëjtën kohë, popullsia rezidente në vend ka rënë me rreth 20%.

Sipas saj, ndërkohë që vendi po përballet me largim të vazhdueshëm të qytetarëve, administrata publike ka arritur nivelet më të larta të 23 viteve të fundit. Aktualisht, sipas të dhënave të publikuara, administrata ka rreth 185,400 punonjës.

Tabaku thekson se edhe raporti i punonjësve të administratës për çdo 1,000 banorë është rritur ndjeshëm. Nga 62 punonjës për çdo 1,000 banorë që ishte më parë, sot ky raport ka arritur në 79.

Deputetja e PD e krahason këtë tregues me mesataren e Bashkimit Europian, e cila sipas saj llogaritet rreth 60–65 punonjës publikë për çdo 1,000 banorë, duke nënvizuar se Shqipëria tashmë ka një raport më të lartë se vendet e BE-së, pavarësisht se ekonomia është shumë më e vogël dhe popullsia është në rënie.

Tabaku argumenton se situata tregon një model të gabuar zhvillimi, ku në vend që të krijohen mundësi për të mbajtur shqiptarët në vend, po ndërtohet një shtet gjithnjë e më i madh mbi një shoqëri gjithnjë e më të vogël.

Etiketa: punesimeTabaku

Lajme të lidhura

Zgjedhjet e ardhshme janë politike, jo vendore”? Rama, porosi socialistëve
Breaking Views

Zgjedhjet e ardhshme janë politike, jo vendore”? Rama, porosi socialistëve

18:20 - 09/04/26
Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi
Breaking Views

Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi

17:00 - 09/04/26
Porti i ri i Durrësit/ Banorët e shpronësuar fitojnë në gjykatë 115 euro/metër katror, nga 5 .5 euro që u dha qeveria
Breaking Views

Porti i ri i Durrësit/ Banorët e shpronësuar fitojnë në gjykatë 115 euro/metër katror, nga 5 .5 euro që u dha qeveria

16:00 - 09/04/26
Para
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Ndryshimet në statutin e PD-së, reagon Salianji: Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e ardhshme janë politike, jo vendore”? Rama, porosi socialistëve
Breaking Views

Zgjedhjet e ardhshme janë politike, jo vendore”? Rama, porosi socialistëve

18:20 - 09/04/26

Kryeministri Edi Rama u ndal tek zgjedhjet e ardhshme vendore, teksa mbajti fjalën në asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës....

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi

Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi

17:00 - 09/04/26
‘Portet turistike’/ Opozita: Ligji për interes të 3-4 personave! Triporti i Vlorës rezulton me pronar një pensionist

‘Portet turistike’/ Opozita: Ligji për interes të 3-4 personave! Triporti i Vlorës rezulton me pronar një pensionist

16:30 - 09/04/26
Porti i ri i Durrësit/ Banorët e shpronësuar fitojnë në gjykatë 115 euro/metër katror, nga 5 .5 euro që u dha qeveria

Porti i ri i Durrësit/ Banorët e shpronësuar fitojnë në gjykatë 115 euro/metër katror, nga 5 .5 euro që u dha qeveria

16:00 - 09/04/26
E rëndë në Pogradec! Një person tenton të mbytet në liqen, shpëtohet nga kalimtarët

E rëndë në Pogradec! Një person tenton të mbytet në liqen, shpëtohet nga kalimtarët

15:33 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com