GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Adoleshenti i varur nga cigaret elektrike tregon tmerrrin kur nisi të kolliste gjak

në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Adoleshenti i varur nga cigaret elektrike tregon tmerrrin kur nisi të kolliste gjak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një adoleshent i traumatizuar britanik ka treguar për mediat sesi përfundoi në spital prej stilit helmues të jetesës me ushqime të shpejta dhe shumë cigare elektrike.

Jayden Richardson thotë se kishte nisur të tymoste cigare elektrike prej moshës 13 vjeç ‘për t’u dukur si të tjerët’, duke pirë ekuivalenten e rreth 50 cigareve në ditë. Por tashmë 17 vjeçari thotë se u tmerrua kur nisi të kollitej gjak gjatë pushimeve me familjen në Turqi, në gusht 2024.

Pasi u kthye në shtëpi një ditë më vonë, nëna e tij Elita Richardson e dërgoi në spital ku doktorët i thanë se kishte ulçër të stomakut prej pijeve me gaz, sufllaqeve e ushqimeve të shpejta që hanin çdo natë me pushime.

Familja u shokua edhe më shumë kur një endoskopi zbuloi dëme të rënda në mushkëri për të cilat doktorët thanë se ishin shkaktuar nga varësia e tij ndaj cigareve elektrike. I riu ishte i vendosur të linte cigaret elektrike, por tymosi gjatë festimit të ditëlindjes më 10 janar, kur dhe rinisi të kollitej gjak.

Zhvillimi vjen disa ditë pas vdekjes së aktorit britanik Paul Danan, pas disa mujash në spital prej varësisë ndaj cigareve elektrike, shkruan rrjeti vendas The Mirror.

Jayden është tashmë duke pritur rezultatin e analizave dhe mirëpret ndalimin e cigareve një-përdorimshe në qershor në Britani, duke u zotuar se nuk do t’i prekë më kurrë. “Isha i tmerruar, nuk e dija që cigaret elektrike mund të shkaktojnë të gjitha këto”, thotë Jayden.

Nëna e tij 43 vjeçare Elita, në një postim në rrjetet sociale paralajmëronte të rinjtë “të mendojnë seriozisht për rreziqet e cigareve elektrike, pasi mund të të ndodhë edhe ty”.

Ajo kujton se telashet e të birit nisën me dhimbje gjoksi dhe më pas gjatë ditës nisi kolla e tmerrshme me gjak.

“Këto aparate ishin në modë por asnjëherë nuk i dihet çfarë kanë brenda, ato janë të mbushura me kimikate, janë të rrezikshme dhe adoleshentët nuk duhet t’i prekin”, tha ajo, sipas The Mirror.

Nëna e tij 43 vjeçare Elita, në një postim në rrjetet sociale paralajmëronte të rinjtë “të mendojnë seriozisht për rreziqet e cigareve elektrike.

Etiketa: cigaret elektronikenje adoleshent rrefenrrezikshendeti

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Para
Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari, Begaj: Mbrojtës i identitetit kombëtar dhe harmonisë fetare

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari, Begaj: Mbrojtës i identitetit kombëtar dhe harmonisë fetare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com