GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Adriana Kalaja largohet nga PD: Do rikthehem kur Berisha të riorganizojë partinë, jo bazuar në miqësira e qoka

09:02 - 03/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Adriana Kalaja largohet nga PD: Do rikthehem kur Berisha të riorganizojë partinë, jo bazuar në miqësira e qoka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, njëherësh dhe ish-kandidate për deputete në qarkun e Tiranës ka paralajmëruar tërheqjen nga Partia Demokratike.

Ish-kandidatja për deputete në Tiranë ka shkruar se ka vendosur që të mos marrë pjesë në takimin e sotëm të degës nr.8 duke theksuar se farsa po vijon dhe tallja me demokratët po ashtu. Kalaja ka shtuar se duhet të fillojnë të analizojnë nga vetja, duke marrë përsipër jo vetem përgjegjesitë, por edhe zgjidhjen.

Ajo thotë se demokratët do të shohin të njëjtin skenar edhe në 2029 sepse sipas saj, ky është piksynimi i Ramës për Shqipërinë 2030. Ish-kandidatja thotë se procesi i primareve në PD ishte një skandal ku nuk u mor asnjë masë. Ajo shton se nuk ka përse të ngrihet kundra Ramës, kur thotë se një i ngjashmi i tij si Shkelqim Hoxha, i vjedh votat brenda partisë.

Kalaja ka vijuar me akuzat ndaj deputetes së zgjedhur në listat e hapura, Jorida Tabaku duke e quajtur si “Sude Tabaku” e cila sipas saj mbushi kutitë me “votat e regjimit Rama.” Gjithashtu Kalaja thekson në fund të mesazhit se do të rikthehet të kontribojë në Partinë Demokratike kur kreu i saj Sali Berisha të riorganizojë nga e para partinë, jo bazuar në miqësira e qoka, por në kontributet dhe merita.

Mesazhi i Adriana Kalasë:

Pershendetje njerez te mire.

Duke Ju falenderuar per gjithe kontributin dhe perkushtimin Tuaj ne keto zgjedhje dhe jo vetem, une kam vendosur te mos mar pjese ne takimin e sotem. Pa mohuar se perulem para punes dhe mbeshtetjes te secilit prej Jush, nisur nga fakti se une politiken e shoh si moral dhe se i jam bashkuar Berishes qe me 19 maj 2021 pa asnje interes dhe pa asnje perfitim nga 8 vite te pushtetit te tij, gjykoj se farsa po vijon dhe tallja me demokratet po ashtu.

Arsyetoj se duke mos hequr dore nga denoncimi i masakres zgjedhore, nese nuk fillojme analizen nga vetja, duke mare jo vetem pergjegjesite por edhe zgjidhjen, pasi çfare ndodhi e dinim dhe e kemi pare edhe ne zgjedhje te tjera, ne do shohim te njejtin skenar edhe ne 2029 se prandaj piksynimi Rames, eshte Shqiperia 2030. Nderkohe, pa hyre ne skandalin qe ndodhi me primaret e ku nuk u mor asnje mase, argumentoj se nuk legjitimohem te ngrihem kundra banditit Rama, kur nje i ngjashmi i tij si Shkelqim Hoxha, me vjedh votat brenda partise.

Nuk mund te flas kunder Sara Miles e Sudeve te PS, kur Sude Tabakut ja mbushen kutite me vota regjimi i Edi Rames.
Normal me barbarine e Kodit te propozuar nga disa deshtake qe Berisha i beri deputete e askush nuk mban pergjegjesi, por mbi te gjitha me mosreagimin e Berishes dhe strukturave drejtuese per te parandaluar nje konflikt te brendshem qe na çoi drejt humbjes. Per te mos thene me bekimin e tyre (disave).

Ndaj, duke Ju kerkuar edhe njehere ndjese nga thellesia zemres dhe duke shprehur mirenjohjen time per secilin prej Jush, nuk mund te vijoj te behem pjese e nje teatri absurd. Minimalisht, te gjithe neve qe kontribuam per mandatet e atyre qe na zgerdhine ne hu e ne gaz, qe çfare nuk na akuzuan, duhet te na kerkohet falje. Do rikthehem te kontriboj njesoj ne PD, kur Berisha te riorganizoje nga e para PD, jo bazuar ne miqesira e qoka, por ne kontributet dhe meritat e gjithe secilit. Deri atehere, uroj me te mirat per Ju dhe familjet Tuaja.

Reagimi i zonjë Kalaja u përmend edhe në  emisionin “Të Paekspozuarit” ku ishte i ftuar sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, por ky i fundit e shmangu përgjigjen duke thënë se ajo është dhe do të mbetet në PD.

Biseda

Rakipi: Ja edhe Adriana Kalaja qenka tërhequr nga partia.

Noka: Si? Vazhdojmë se kemi çështje.

Rakipi: Është tërhequr Adriana Kalaja nga partia. Farsa vijon dhe tallja me demokratët po ashtu. Do të rikthehem kur Berisha të riogranizojë nga e para partinë.

Noka: Vazhdojmë diskutojmë çështjet madhore.

Rakipi: Ore ka ikur një njeri i rëndësishëm nga partia.

Noka: Nuk ka rëndësi erdhi, iku Flamuri. Hajde diskutojmë  se jemi në mision politik. Vazhdojmë.

Rakipi: Ore kjo është e rëndësishme, mendoj unë.

Noka: Ajo është një zonjë që ka kontribuar, luftuar pa fund, por mos i analizo shumë se mund të jenë deklarata emocionale. Ajo është në PD, do të jetë në PD. Vazhdojmë.

Rakipi: E ka thënë publikisht.

Noka: Merremi me këtë kur ta ketë seriozisht.

Etiketa: berishakalajaKryesore1largim

Lajme të lidhura

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Para
KLSH zbulon korrupsionin e AKU me 65 milionë lekë gjoba

Abuzimet e institucioneve para zgjedhjeve, KLSH: Mbi 10 mln Euro shkelje në 4 muajt e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com