Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e fansave me muzikën e tij, por edhe pamjen. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë, që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit, përkthyer kjo dhe në bazë të klikimeve të shumta që marrin.
Megjithatë, aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop. Së fundmi Capital T ka publikuar këngën e tij më re të titulluar “Plan”. Ky projekt është renditur në vend të 55-të klasifikimit të “The Top List”.
E përveç karrierës si këngëtar, Kapo ka qenë shpesh i diskutuar për jetën e tij private, të cilën gjithmonë e ka lënë me dashje pak të mistershme.
Së fundmi ai është përfolur shpesh për një lidhje dashurie me modelen e njohur Adrola Dushi, një histori që fillua gjatë punës për një klip, u avancua me disa udhëtime, por që më vonë pësoi një krizë. Megjithëse u diskutua gjatë në media, ata nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre, por as nuk e mohuan.
Dyshimet se ata janë bashkë i shtuan jo vetëm me një fotografi selfie që bëri shumë bujë në atë kohë, por edhe pjesëmarrja e Adrolës si modele në klipin e tij. Por Kapo nga ana e tij ka dashur të tregojë se nuk bëhet fjalë për lidhje duke u shprehur se kanë vetëm marrëdhënie profesionale dhe asgjë më shumë. Ndërkohë të dy çdo herë e më shumë na shtojnë dyshimet.
Ndërsa modelja jeton në SHBA dhe reperi së fundmi po mban një tur koncertesh në Amerikë, të dy kanë lënë të kuptohet se krizën e kanë tejkaluar. Modelja, sigurisht, nuk mund të mungonte në koncertin e reperit dhe jo vetëm kaq, por në disa foto të shkrepura gjatë kohës që ai ishte në skenë, Adrola duket shumë e apasionuar pas tij.
Ajo nuk ia ndan për asnjë moment shikimin duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës e duke mos e fshehur lumturinë që ndjen për të. Kriza mes tyre u krijua kur largoi nga jeta e tij modelen Adrola Dushi dhe afroi prezantuesen, Nevina Shtylla.
Pa frikë Capital T mund ta cilësojmë si një makineri Hitesh dhe si djalin që rrëmben lehtë zemrat e vajzave të shoëbizit.
Çdo këngë që ai publikon pritet mjaft mirë nga publiku dhe zë majat e klasifikimeve në listat muzikore, dhe po ashtu çdo vajze që afron për bashkëpunim, bëhet pjesë e jetës së tij. Këto kohë, reperi ka qenë mjaft aktiv në muzikë dhe siç duket ai nuk ka ndërmend të ndalet me publikimin e hiteve të reja.
Capital T dhe Adrola Dushi po jetojnë një romancë të bukur dashurie, ndonëse nuk e kanë pranuar atë. Modelja realizoi sfidën e famshme të Instagramit, “Shoë me a picture of”, ku u pyet lidhur me momentin më të bukur të verës.
Detajistët vunë re se asokohe të dy kishin qenë bashkë në Jug të Shqipërisë pasuar nga videoja e Capital T, ku qartazi dallohej se të dyja videot ishin realizuar në të njëjtin jaht e kohë.
Më parë u tha se ishin të dy me pushime në Turqi dhe ndonëse i postuan fotot në ditë të ndryshme, të afërta me njëri-tjetrin, dolën zbuluar se kishin qenë bashkë. Për më tepër, Adrola u pa të kishte veshur edhe xhaketën e tij.
E gjitha filloi në verë, kur reperi u shfaq krah Adrola Dushit, duke ndezur rrjetin e kur të gjithë aluduan për një lidhje të mundshme, ata u shfaqën bashkë në këngën “C’est la vie”.
Trim Ademi, emri artistik i të cilit është Capital T, festoi ditëlindjen e 29-të këtë vit.
Reperi, i njohur jo vetëm për zërin, por edhe për pamjen e kuruar deri në detaje, publikoi në llogarinë e tij në “Instagram” një foto ku shfaqej me një kek të vogël në formë zemre në dorë, krahas së cilës shkroi vetëm numrin e moshës.
Capital T shijoi disa ditë pushimi në Ishujt Maldive, duke ia bërë qefin vetes në maksimum.
Përgjatë gjithë ditëve të qëndrimit të tij në këtë vend të mrekullueshëm, reperi publikoi foto të ndryshme në rrjetet sociale, duke ndarë me të gjithë momentet e bukura që po kalonte.
Ajo që vihet re tek imazhet e tij është trupi i tonifikuar e muskuloz, për të cilin stërvitet dhe bën kujdes me ushqimet që konsumon.
Capital festoi ditëlindjen e 29-të këtë vit, por veçantia është se ai ka lindur më 29 shkurt. Të gjithë e dimë se njerëzit e lindur në këtë datë kanë një ditëlindje ndryshe nga kushdo tjetër.
Pasi të lindësh më 29 shkurt do të thotë të kesh ditëlindjen më të rrallë. Kjo datë është vetëm një herë në katër vjet në kalendar, megjithatë për të festuar askush nuk pret katër vjet.
Nëse doni të dini zgjedhje kreative të Capos, atëherë mjafton të shihni fotot e papara që ai ndau me fansat e shumë nga Maldivet. Trim Ademi është djali i Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ai tregoi sesi djali i tij, reperi i njohur, Capital T, la futbollin për t’u bërë këngëtar. Ademi u shpreh se ishte futbollist i mirë, por braktisi fushën e blertë për t’u bërë reper.
“Është shumë e çuditshme, ka qenë futbollist kur kemi ardhur nga Franca, aty zuri vendin e dytë dhe isha shumë krenar pasi djali po më bëhej futbollist dhe po kënaqesha, kur pas 2-3 ditësh më thotë që nuk dëshironte të luante futboll, por të merrej me muzikë”, tha ai.
Dhe gjatë një interviste Presidenti i FFK u shpreh se pavarësisht sa i suksesshëm është në muzikë i biri, do dëshironte që Trim Ademi të bëhej futbollist, duke shtuar se këngëtari është lojtar më i mirë se ai. Ndërkohë vetë Capital T ka treguar se nuk është gati që t’u çojë prindërve një nuse në shtëpi.
Discussion about this post