GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Aeroplanët rusë mund të fluturojnë ende mbi Kosovë, qeveria i drejtohet NATO-s

23:02 - 08/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Aeroplanët rusë mund të fluturojnë ende mbi Kosovë, qeveria i drejtohet NATO-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova tashmë u është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, por në veprimet e saj nuk është përfshirë edhe mbyllja e hapësirës ajrore për aeroplanët e kompanive ruse. Në hartën e vendeve që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, Kosova është e veçuar bashkë më Serbinë dhe Bosnjën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, u shpreh për Zërin e Amerikës se autoritetet tashmë i kanë kërkuar NATO-s që kjo situatë të ndryshojë.

Ne jemi shumë të interesuar që të ndalojmë fluturimin e kompanive dhe fluturakeve ruse në hapësirën tonë ajrore, këtë çështje e kemi shtruar me KFOR-in dhe NATO-n dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta për hapat dhe vendimet e mëtutjeshme”, tha ai.

Nga ana tjetër, një zëdhënëse e NATO-s tha se “hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur dhe se komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës së poshtme ajrore mbi Kosovën, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”.

Ish drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha tha se Kosova aktualisht kontrollon hapësirën e mesme ajrore të saj, ndërsa hapësira e lartë ajrore nga 6 mijë e 500 metra e lart, kontrollohet nga Hungaria.

“Për momentin hapësirën e lartë të Kosovës e kontrollon autoriteti hungarez sipas një marrëveshje që ka me KFOR-in nga viti 2015 për ofrimin e shërbimeve në atë hapësirë ajrore për shkak se NATO-ja është autoritet kompetent për hapësirën ajrore të Kosovës dhe kjo rrjedh nga marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999 në mes të NATO-s dhe forcave të ish Jugosllavisë”, tha ai.

Ai thotë se çështja e kontrollimit të hapësirës ajrore të Kosovës është më shumë e natyrës politike se sa teknike. Pas shpalljes së pavarësisë, thotë zoti Berisha, Kosova ka miratuar ligje për aviacionin civil dhe se sipas tij qeveria duhet të shfrytëzojë këto kompetenca për të marr vendime të rëndësishme, siç është rasti me Rusinë.

“Ligjin për aviacionin civil e ka për detyrë ta zbatojë qeveria e Kosovës dhe jo NATO apo KFOR-i, ne si shtet sovran që është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe i ushtron në mënyrë të plotë kompetencat e tij duhet të paktën të ndërmerr iniciativë për ushtrimin e atyre funksioneve qe i ka obligim me ligj. Për shembull mund të kërkoj nga autoriteti i KFOR-it apo edhe autoriteti hungarez të cilat janë në marrëdhënie kontraktuale me KFOR-in dhe NATO-n që të merren vendime sa i përket hapësirës ajrore të Kosovës sidomos në këtë rast kur kemi të bëjmë me një rast të paprecedentë kur pothuajse të gjitha shtetet i kanë ndaluar shfrytëzimin e hapësirës ajrore të avionëve rus ndërsa Republika e Kosovës të mos ndërmerr një vendim të tillë apo të paktën një iniciativë të tillë për shkak të kufizimeve që i ka nga autoritetet ushtarake të NATO-s të vendosura këtu përmes misionit të tyre të KFOR-it”, tha ai.

Deri më tani vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur hapësirën ajrore për kompanitë ruse, ndërsa një gjë të tillë nuk e ka bërë Serbia. Kompania e saj ajrore “Air Serbia” vazhdon të fluturojë nga Beogradi në Moskë dhe anasjelltas, ndërsa ka shtuar kapacitetet.

Etiketa: avionKosovaNATOShqiper

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Basha “ndërsen” kryetarët e degëve kundër deputetëve

Basha “ndërsen” kryetarët e degëve kundër deputetëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26

Korça e serenatave, ski në Dardhë dhe pushimi pranë liqenit të Pogradecit mbeten ndër opsionet më të pëlqyera për fundjave...

Lexo më shumë
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 26/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shkurt 2026

07:50 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com