GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Aeroporti i Sarandës, tre faza për trafikun e pasagjerëve, në vitin e 10-të arrijnë 700 mijë

15:06 - 10/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Aeroporti i Sarandës, tre faza për trafikun e pasagjerëve, në vitin e 10-të arrijnë 700 mijë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aeroporti i Sarandës nëse sheh zbatim nga kompania që do të fitojë koncesionin tashmë në fazë prokurimi do të duhet të shtrijë akomodimin e pasagjerëve në tre faza në 10-vejçarin e parë të operimit. Të dhënat sipas dokumenteve të bëra publike nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tregojnë se faza e parë është ajo e nisjes së operimit ku pritshmëria është që të jenë të paktën  130 mijë pasagjerë. Terminali sipas dokumenteve duhet të jetë me kushte të tilla që të trajtojë minimalisht 300 pasagjerë në orën nën nivelin TPHP(Pasagjeri Total i Orës së Pikut).

Në fazën e dytë është ajo e 5 viteve të para të operimit pritshmëria është që numri i pasagjerëve të ketë arritur në 300 mijë dhe investitori duhet të jetë i përgatitur që nga ana e infrastrukturës dhe pajisjeve që të trajtojë një nivel trafiku pasagjerësh që në orën e pikut është 550.

Faza e tretë që nënvizohet në dokumente është ajo pas 10 vitesh nga nisja e operimeve në aeroport kur totali i pasagjerëve në vit parashikohet të ketë arritur 700 mijë dhe në nivelin e pikut duhet të trajtohen 825 pasagjerë.

“ Koncesionari do të sigurojë që gjatë Fazave të Funksionimit të Terminalit, që standardet IATA të mbahen për nivelin e shërbimit (LoS) në përputhje me Manualin e Referencës për Zhvillimin e Aeroportit (ADRM), Edicioni i Njëmbëdhjetë, IATA, Mars 2019. Niveli i Shërbimi do të jetë “optimal”, që do të thotë se ka hapësirë të mjaftueshme në lidhje me secilën nga zonat e përpunuesve dhe pasagjerëve. Koncesionari do të sigurojë që Terminali të projektohet dhe mirëmbahet me qëllim të zgjerimit të kapacitetit të Aeroportit në 2 milion pasagjerë në vit” thuhet në termat e referencës të bëra publike nga MIE.

Koncesioni për Aeroportin e Sarandës, të katërtin në vend nëse arrin të realizohet u njoftua pak javë më parë nga përfaqësues të qeverisë. Aeroporti do të jetë i kategorisë 3C me pistë 2200 metra dhe vlera minimale e hapjes së garës është vlerësuar në rreth 37 milionë euro. Pritshëmëritë sipas dokumenteve janë që në vitin e parë të operimit numri i pasagjereve të jetë 150 mijë dhe sipas studimit të konsolidohet në mbi 1 milionë maksimalisht në vit. Aeroporti i Sarandës do të jetë një aeroport sezonal. Shqipëria ka aktualisht në funksion dy aeroporte, atë të Tiranës dhe Kukësit ndërkohë që është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës./Monitor

Etiketa: aeroportipasagjereSarandetre faza

Lajme të lidhura

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike
Aktualitet

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro
Breaking Views

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

19:58 - 10/03/26
Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër
Breaking Views

Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër

17:28 - 10/03/26
Para

Rëndohet bilanci i viktimave në Kosovë, 30 humbje jete në 24 orë

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com