GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Aeroporti i Vlorës, ARRSH prokuron rrugën lidhëse, fond limit 267 milionë lekë

08:10 - 13/10/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aeroporti i Vlorës, ARRSH prokuron rrugën lidhëse, fond limit 267 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar(ARRSH) hapi këtë të martë procedurën e prokurimit që ka në objekt ndërtimin e një rruge lidhëse me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës i cili është ende në fazë projekti. Ky i fundit do të zbatohet sipas koncesionit të dhënë pak muaj më parë. Qeveria miratoi në datën 2 qershor kontratën e nënshkruar mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të kompanive Mabco  Constructions  Sa, Yda  Insaat  Sanayi  Ve  Ticaret  Anonim  Sirketi, 2A Group  sh.p.k për aeroportin e ri.

Fondi limit për ndërtimin e rrugës lidhëse është 267 milionë lekë apo pak më shumë se 2.1 milionë euro. Rruga parashikohet të jetë e kategorisë C 2 sipas standardit 2015, me gjerësi të pjesës asfaltike 9.5 m dhe dy bankina të pa asfaluara me nga 0.75m.

Dokumenti shoqërues i ARRSH sqaron  se lidhja e Aeroportit me sistemin rrugor kombëtar merr një rëndësi të madhe për vetë fluksin e udhëtarëve dhe transportit të mallrave të cilët duhet të gjejnë rrugën më të shkurtër dhe më ekonomike për t’u lidhur me akset kombëtare të vendit dhe destinacionet e kërkuara.

“Për të lidhur aksin rrugor Levan –Tepelene  me Aeroportin e Vlorës si varianti më i shkurtër dhe më i përshtatshëm është qe te shfrytëzohet rruga ekzistuese e fshatit Akerni në një gjatësi prej rreth 3 km,  e cila kalon në një pjesë të saj në zonë rurale dhe përfundon me një nyje në disnivel në aksin rrugor Levan-Tepelene dhe lidhja me këtë aks te realizohet duke shfrytëzuar rampat ekzistuese te kësaj nyje . Ne projekt duhet te parashikohet lidhja e kësaj rruge me Aeroportin dhe me rrugët ekzistuese të zonës (nyje në nivel /disnivel)” thuhet në dokument. Në të njëjtën ditë ARRSH ka hapur edhe procedurën për të gjetur mbikëqyrësin e projektit.

Aeroporti i Vlorës shtrihet tek ish-aeroporti ushtarak i Mifolit pranë fshatit Akërni, Novoselë, Vlorë. Vendndodhja për aeroportin e ri gjendet pranë Lagunës së Nartës, Kriporja e Vlorës dhe lumit të Vjosës. Nga ana jugore ajo kufizohet me Lagunën e Nartës rreth 5 km në vijë ajrore peizazh i mbrojtur natyror. Nga ana perëndimore kufizohet me vijën bregdetare rreth 6.4 km larg në vijë ajrore.

Ky Aeroport është i treti në vend me koncesion pas Tiranës dhe Kukësit që janë tashmë funksionalë ndërkohë që një tjetër garë është hapur për Aeroportin e Sarandës i cili do të funksionojë si aeroport sezonal./Monitor

Etiketa: ARRSHVlore

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Kush i vodhi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit? Nis hetimi në Kosovë

Kush i vodhi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit? Nis hetimi në Kosovë

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com