GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aeroporti i Vlorës/ DW: Komiteti i Bernës thirrje qeverisë që…

19:36 - 04/12/23
në Aktualitet, Breaking Views, Ekonomi, Ekonomi & Sociale, Histori Shqiptare
Kohë leximi: 2 min
A A
Aeroporti i Vlorës/ DW: Komiteti i Bernës thirrje qeverisë që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sërish i bëhet thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë punimet e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Vjosës/Nartës.  Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës i Këshillit të Evropës i ka bërë thirrje të hënën, 4.12.2023. qeverisë shqiptare të pezullojë ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës dhe deltës së Vjosës.

Në takimin e tyre në Strasburg, anëtarët e Konventës shprehën shqetësimin e tyre të thellë që ndërtimi i aeroportit vazhdon dhe u bënë thirrje autoriteteve shqiptare të bashkëpunojnë me popullsinë vendase dhe të gjithë aktorët përkatës. Është hera e dytë brenda tre muajve që Komiteti i Konventës bën thirrje të till.

Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare deklaruan në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm – dhe në raportin e tyre zyrtar – se përcaktimi i ekosistemit Vjosa-Nartë si zonë e mbrojtur, ka qenë i gabuar. Ata kanë pretenduar se zona përdorej si aeroport ushtarak dhe përcaktimi si zonë e mbrojtur ishte i paqëllimshëm, bëhet e ditur në një dklaratë të përbashkët të tre shoqatave ambientaliste. EcoAlbania, PPNEA, EuroNatur

Sipas ekspertëve, Zona e Mbrojtur e Nartës Vjosa, është një nga ekosistemet më të rëndësishme të Shqipërisë, ligatina e dytë më e rëndësishme në Shqipëri dhe shtëpia e specieve të rralla të kafshëve dhe bimëve. Zona është një habitat për më shumë se 220 lloje shpendësh gjatë gjithë vitit dhe ka një rëndësi mbirajonale për rrugën e migrimit të Adriatikut. Vjosa u shpall parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë në mars 2023 dhe u vu nën mbrojtje nga qeveria shqiptare.

Konventa e Bernës, zyrtarisht një konventë për ruajtjen e bimëve dhe kafshëve të egra evropiane dhe habitateve të tyre natyrore, është një traktat ndërkombëtar i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve të egra evropiane nga viti 1979. Në të marrin pjesë 46 shtete evropiane dhe 4 afrikane (Burkina Faso, Maroku, Senegali dhe Tunizia, në territorin e të cilëve ka zona dimëruese të specieve evropiane të shpendëve) dhe Bashkimi Evropian (BE) si një organizatë ndërkombëtare janë anëtarë të konventës./DW

Etiketa: Aeroporti i VloresDW

Lajme të lidhura

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani
Aktualitet

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur
Aktualitet

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26
Para
“E lidhën këmbë e duar, e futën në qese…”, detaje nga vrasja e 14-vjeçares

"E lidhën këmbë e duar, e futën në qese...", detaje nga vrasja e 14-vjeçares

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26

Në vitin 2018, Miroslav Lajçak, i cili në atë kohë mbante detyrën e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, i dërgoi...

Lexo më shumë
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com