GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aeroporti i Vlorës është skemë korruptive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Lubi Ballukut dhe koncesionarit

13:17 - 20/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Aeroporti i Vlorës është skemë korruptive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Lubi Ballukut dhe koncesionarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar kontratën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës si një “skemë korruptive” që rëndon mbi taksapaguesit shqiptarë.

Në një deklaratë publike, Berisha ka denoncuar shpenzimet e fryra, përfitimet e koncesionarit dhe cilësinë e dyshimtë të punimeve.

Sipas Berishës, kontrata e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku parashikon që qeveria të kompensojë koncesionarin për çdo vit ku numri i pasagjerëve bie nën parashikimin.

Kjo përkthehet në një pagesë prej mbi 9 milionë euro në vit, duke arritur në total 135 milionë euro, një shumë që, sipas tij, tejkalon me 20 milionë euro koston reale të ndërtimit të aeroportit.

Berisha deklaroi se koncesionari pritet të përfitojë deri në 700 milionë euro nga kjo marrëveshje, ndërsa qytetarët paguajnë për një projekt që nuk garanton transparencë apo standarde teknike. “De facto, këto para ndahen mes Lubisë dhe koncesionarit,” tha ai.

Ju jeni dëshmitarë se unë prej tre vitesh denoncoj publikisht aeroportin e Vlorës për dy arsye madhore.

Arsyeja e parë madhore që unë kam denoncuar aeroportin e Vlorës është korrupsioni mbi të cilin ngrihet kjo vepër e infrastrukturës dhe që u kushton qytetarëve shqiptarë çmim të tmerrshëm.

Unë kam denoncuar para jush se kontrata e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut me ndërtuesin e aeroportit, parashikon që qeveria shqiptare të paguajë për 10 vite me radhë të gjithë biletat nën numrin e parashikuar.

Sipas kësaj kontrate ultrakorruptive, qeveria do i paguajë çdo vit mbi 9 milionë euro koncesionarit, dhe mundet edhe më shumë.

Qeveria pra, shqiptarët do paguajnë në 10 vite 135 milionë euro. Do paguajnë edhe 20 milionë euro më shumë seç ka kushtuar aeroporti vetë dhe koncesionari do shfrytëzojë aeroportin për 35 vite me një fitim të llogaritur 700 milionë euro.

A ka njeri në botë që mund të firmosë një kontratë të tillë?

Koncesionari ndërton koncesionin, ndërton veprën. Natyrisht në ato 700 milionë euro është stër-stërfitimi i tij.

700 milionë euro janë 5-6 herë kostoja e ndërtimit.

Dhe, kjo jo, në vend së të paguajë taksapaguesve fee-në koncesionarë, taksapaguesit shqiptarë i paguajnë koncesionarit rreth 10 milionë euro.

De facto këto ndahen midis Lubisë dhe koncesionarit, se ndryshe nuk mund të ketë kurrë, nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

Pra, në vend se t’i paguajë shtetin fee-në koncesionare nga viti i parë, qyetarët i paguajnë Lubisë, Ramës dhe koncesionarit 130 milionë euro, pra nja 20 milionë euro më shumë se të gjitha shpenzimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Tani që aeroporti po i afrohet fundit janë prishur pazaret se si do ndahen paratë dhe ka shpërthyer një grindje e brendshme.
Inxhinieri supervizues i pistës ia ka mbathur edhe është arratisur në Britani. Burime serioze më kanë thënë se asfalti dhe pista janë jashtë të gjitha standardeve”, tha ai.

Në fund kreu i PD-së nënvizoi se atje nuk ekziston asnjë parametër dhe për më tepër dëmtohet një nga pasuritë kombëtare, Laguna e Nartës.

“Aspekti më dramatik i këtij aeroporti është shkatërrimi i lagunës së Nartës.
Shkatërrimi i lagunës së Nartës është akt krimi më i rëndë mjedisor në Shqipëri, në Ballkan dhe nuk mund të krahasohet as me krimet monstruoze që janë kryer në Bashkimin Sovjetik duke zbrazur liqeje dhe mbyllu liqeje.
Nuk prishet habitati shekullor i vendosur. Përbën një krim të shëmtuar.
Unë u them ju, kur ndërtuam rrugën Levan-Vlorë me hua të marrë nga Banka Europiane, u detyruam ta ndryshojmë projektin me një kosto shtesë jo të vogël, vetëm për t’iu larguar zonës së habitatit.
Dhe ky shkoi e ndërtoi aeroportin aty.
I ka dhënë edhe nja 100 hektarë aty përreth se do të ndërtojë vetë aty tani me klanet e tij mafioze”, shtoi Berisha.

Etiketa: aeroportBallukuberisha

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Para
Dhunuan blogeren/ Gjykata e Tiranës dënon motrat Berisha

Dhunuan blogeren/ Gjykata e Tiranës dënon motrat Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com