GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aeroporti i Vlorës gati në shkurt, por s’do fluturojë në mars – Pacolli tregon arsyen

22:20 - 06/11/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Aeroporti i Vlorës gati në shkurt, por s’do fluturojë në mars – Pacolli tregon arsyen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli ka reaguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku foli për kontratën e koncesionit të aeroportit të Vlorës dhe për përplasjet me ortakun e tij.

Pacolli tha se ndjehet jashtëzakonisht i fyer nga akuzat dhe epitetet e fundit që, sipas tij, janë ngritur pa asnjë bazë. Ai mohoi kategorikisht se ka paguar ndonjë ryshfet për marrjen e kontratës së koncesionit.

“Shumë epitete më kanë vendosur këto ditë. Jam ndjerë jashtëzakonisht i fyer prej njerëzve që iu kam bërë mirë, por që flasin pa më njohur. Nuk kam përfituar nga askush, vetëm kam kontribuar për t’u ndihmuar njerëzve. Kam investuar 147 milionë euro në Shqipëri dhe Kosovë,” tha Pacolli.

Ai sqaroi se zotëron 98% të aksioneve të kompanisë që po ndërton aeroportin e Vlorës dhe se nuk ka asnjë ortakësi me qeveritarë shqiptarë. “Kam vetëm një partner nga Kosova, me 2%. Nuk kam paguar asnjë ryshfet për të nënshkruar kontratën e Vlorës. Kam dashur vetëm të lë pas një ndërtim të bukur në Shqipëri,” u shpreh ai.

Gjithashtu ai tha se aeroporti i Vlorës do të jetë i përfunduar sipas kontratës, por operimi në të do të shtyhet përtej 1 marsit.

“Në datën 1 mars nuk është reale që të fluturojnë, por aeroporti do të kryhet ashtu siç e sheh kontrata në shkurt të vitit të ardhshëm”, tha Pacolli.

Sipas tij, ndërtesat do të jenë të mbaruara komplet, por për shkak të një mase siguruese nga gjykata, entiteti Vlora International Airport (VIA) nuk mund të punojë për të siguruar operimin e fluturimeve.

“Ka një masë siguruese që u lëshua para disa javëve, që totalisht e ka bllokuar mbarëvajtjen e VIA-s, e aeroportit të Vlorës. Punimet vazhdojnë, por entiteti VIA, duhet të bëjë stafin, duhet ta trajnojë, duhet të instalojë sistemin informatik, duhet të bëjë të gjitha përgatitjet, duhet të bëjë kontratat me kompanitë ajrore. Tash për tash janë të bllokuara, askush nuk guxon të bëjë diçka, madje as ata punëtorë që kanë qenë të paguar nga VIA, pagat nuk i marrin”, tha Pacolli.

Ai theksoi se nuk e kupton se si gjykata e ka caktuar një masë të tillë siguruese.

“Në botën e civilizuar ekzistojnë masat siguruese, por siguruesi duhet të depozitojë një shumë goxha të madhe nëse dëmtohet pala tjetër. Domethënë gjykatësi duhet ta shpërblejë me atë masë. Masa që është lëshuar dhe bllokohet një entitet shtetëror, një entitet publiko-privat, më i madhi në Shqipëri që ka ndodhur deri tani për mua nuk është reale dhe si kanë menduar ta bëjnë atë unë nuk e di”, u shpreh ai.

Pacolli tha se nuk e di sa do të zgjasë kjo situatë, por theksoi se sa më shumë zgjat masa siguruese “aq do e shtyjë mundësinë për hapjen e aeroportit”.

Kujtojmë se më 31 tetor 2025, për afro 4 orë, biznesmeni Behgjet Pacolli është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me konfliktin e lindur mes tij dhe ortakut të tij, Valon Ademi, për koncesionin e aeroportit të Vlorës.

Për këtë investim, ku sipërmarrësi Pacolli pretendon se ka 98% të aksioneve nëpërmjet kompanisë së tij “Mabco Construction S.A.”, Prokuroria e Tiranës mësohet se ka regjistruar procedim penal për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda dhe mashtrimit kompjuterik.

Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e dy kallëzimeve, si nga ana e Pacollit, ashtu edhe nga Ademi, i cili pretendon se zotëron 49% të aksioneve përmes kompanisë “2A Group”.

Prej javësh, prokuroria po merr në pyetje persona lidhur me hetimet, por ende nuk ka persona nën hetim. Pavarësisht konfliktit mes ortakeve, Pacolli tha se mosmarrëveshjet nuk do të pengojnë përfundimin e aeroportit.

Mosmarrëveshjet mes dy ortakeve kanë çuar në pezullimin e aktivitetit të shoqërisë “Vlora International Airport”, nga Gjykata e Tiranës.

Lajme të lidhura

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

09:07 - 31/12/25
Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja  10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025
Aktualitet

Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

08:19 - 31/12/25
Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët
Aktualitet

Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët

08:13 - 31/12/25
Para
OKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë

OKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

09:07 - 31/12/25

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët e familjes dhe...

Lexo më shumë
Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja  10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

08:19 - 31/12/25
Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët

Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët

08:13 - 31/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Dhjetor 2025

08:01 - 31/12/25
VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË)

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË)

23:04 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com