GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

AF Elbasani, ekipi që lindi “kampion” synon rekordin Guinness

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
AF Elbasani, ekipi që lindi “kampion” synon rekordin Guinness
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qershorin e vitit 2021, bashkia e Elbasanit krijoi klubin e ri të futbollit Akademia e Futbollit Elbasani, pasi KF Elbasani, pas shumë vitesh në ligat e ulëta dhe problemeve me pronësinë nuk po arrinte t’i kënaqte mijëra tifozë verdheblu të këtij qyteti dashamirës të sportit më popullorë në botë.

Shumë ishin skeptikë në atë kohë, pasi skuadra e re do ta niste aventurën nga Kategoria e Tretë, niveli i katërt i futbollit në Shqipëri. Megjithatë, tashmë që kanë kaluar 3 vite nga krijimi, AF Elbasani ka 2 tituj kampion dhe një nënkampion.

AF Elbasani, ekipi që lindi “kampion” synon rekordin Guinness

Në sezonin e parë, 2021-2022, verdheblutë afruan në ekip lojtarë të rinj, por edhe Orges Gavën, i cili ishte një ekspert në futbollin shqiptar ku është aktivizuar me disa ekipe në elitë. Ata arritën të shpallen kampion dhe fituan të drejtën për të luajtur në Kategorinë e Dytë. Në sezonin 2022-2023, ata u shpallën kampion në grupin e jugut, ndërsa humbën në finale ndaj Vorës. Megjithatë, fituan biletën për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede dhe me një kontingjent lojtarësh që do ta kishin zili edhe klubet e Superiores, AF Elbasani e mbylli sezonin si kampion.

AF Elbasani, ekipi që lindi “kampion” synon rekordin Guinness

Tashmë, kur jemi vetëm 3 vite nga krijimi i këtij klubi, në të cilin është president Kujtim Llupa, synimet janë të mëdha, teksa pretendohet menjëherë triumfi në elitën e futbollit shqiptar. Për të kuptuar këtë objektiv mjafton të shihet merkato e kryer deri tani, edhe pse fundi i saj është ende larg dhe mund të ketë emra të tjera që mund të afrohen te verdheblutë.

AF Elbasani, ekipi që lindi “kampion” synon rekordin Guinness

Drejtimin e AF Elbasanit e ka marrë trajneri italian Roberto Bordin. 59-vjeçari ka një karrierë të gjatë si trajner, ku ka drejtuar edhe ekipi me emër, ku në krye qëndron kombëtarja e Moldavisë. Ndërkohë, Bordin ka drejtuar edhe klube si Sheriff Tiraspol në Moldavi e Neftçi Baku në Azerbajxhan. Sezonin e fundit, ai ishte trajner i Triestina-s në ligën e tretë italiane.

AF Elbasani, ekipi që lindi “kampion” synon rekordin Guinness

Në mbrojtje, verdheblutë afruan menjëherë Bruno Lulajn, i cili sezonin e fundit ishte një nga shtyllat e mbrojtjes së Tiranës dhe prej vitesh është një nga futbollistët më të mirë në Superiore. Po ashtu, një ditë më parë nënshkroi edhe Esin Hakaj, mbrojtësi i krahut i ardhur nga Vllaznia, dhe ai me një karrierë të gjatë në Superiore. Në mesfushë surpriza e madhe është Kristi Qose, ish-mesfushori i kombëtares, i cili në sezonin e fundit ka luajtur në elitën e futbollit sllovak, ndërsa më parë është aktivizuar edhe në çeki e Greqi. Ai do të krijojë dyshen e mesit të fushës me Cristian Dros, 26-vjeçarin nga Moldavia, pjesë e kombëtares së vendit të tij, i cili vjen nga kampionati i Bjellorusisë. Ekipit i janë bashkuar edhe Emiljano Musta, Xhonatan Lajthia, të cilët u janë bashkuar emrave të rëndësishëm të sezonit të kaluar si Bruno Telushi, Greca apo Hasani.

Drejtuesit janë duke punuar pasi synojnë të ndërhyjnë në merkato për të siguruar edhe një portier, si dhe për të sjellë më shumë cilësi në sulm. Aktualisht, pranë firmës është sulmuesi portugez Ze Gomesh dhe portieri italian Xhuzepe Agostini. Ndërkohë, kontakte ka pasur edhe me Spahiun, i cili dy ditë më parë zyrtarizoi largimin nga Egnatia.

AF Elbasani do të debutojë në elitën e futbollit shqiptar më 18 gusht në transfertë ndaj Skënderbeut.

/A2 News/

Etiketa: AF Elbasani

Lajme të lidhura

Armand Duka në festën e 100 vjetorit të Federatës Greke: Një jubile i rëndësishëm për futbollin e vendit
Sport

Armand Duka në festën e 100 vjetorit të Federatës Greke: Një jubile i rëndësishëm për futbollin e vendit

11:10 - 16/09/26
Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi
Sport

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë
Sport

Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

14:21 - 15/09/26
Para
Gjobë protestuesve në Korçë, Spaho-Ballës: Jeni në krah të oligarkëve

Gjobë protestuesve në Korçë, Spaho-Ballës: Jeni në krah të oligarkëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë, Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

11:49 - 16/09/26

Gjykata në Hagë shpalli fajtor Jakup Krasniqin për disa nga akuzat për krime lufte, ndërsa e shpalli të pafajshëm për...

Lexo më shumë
Kadri Veseli shpallet fajtor, dënohet me 18 vite burg nga Gjykata e Hagës

Kadri Veseli shpallet fajtor, dënohet me 18 vite burg nga Gjykata e Hagës

11:48 - 16/09/26
‘Territorialja’/ Rama në Korçë, pensionistët tentojnë të futen në takim: Si mund të jetohet me 10 mijë lekë në muaj

‘Territorialja’/ Rama në Korçë, pensionistët tentojnë të futen në takim: Si mund të jetohet me 10 mijë lekë në muaj

11:39 - 16/09/26
Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burgim

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burgim

11:38 - 16/09/26
Armand Duka në festën e 100 vjetorit të Federatës Greke: Një jubile i rëndësishëm për futbollin e vendit

Armand Duka në festën e 100 vjetorit të Federatës Greke: Një jubile i rëndësishëm për futbollin e vendit

11:10 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com