GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“AF Elbasani synon Superioren”, Kasa: Koha të tregojmë forcën edhe…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“AF Elbasani synon Superioren”, Kasa: Koha të tregojmë forcën edhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

AF Elbasani konfirmoi se është i pamposhtur në “Elbasan Arena”. Verdheblutë fituan në ndeshjen e fundit 3-1 ndaj Kastriotit, ndërsa duket se ka ardhur koha që skuadra të tregojë veten edhe në transferta.

Ekipit thuajse i janë rikthyer të gjithë lojtarët, ndaj edhe pritshmëritë janë më të mëdha për të nisur një cikël fitoresh radhazi.

Një nga lojtarët më të spikatur të Elbasanit të Nevil Dedes është mesfushori Arsen Kasa. Një titullar fiks mes shumë konkurrentëve në këtë repart. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes me Kastriotin, ai shprehet se ekipi ka bërë detyrën dhe njëherë tregoi se jo më kot pretendon ngjitjen.

“Morëm një fitore të rëndësishme ndaj Kastriotit, i cili nuk është një kundërshtar i lehtë për asnjë. I kishim detyrim tri pikët, duke ruajtur pozitat që kishim në klasifikim.

Tani kjo ndeshje kaloi dhe duhet të mendojmë për sfidën e radhës. Një ekip si ne që synon Superioren, kurrsesi nuk mund të bëjë gabime në shtëpi”, u shpreh fillimisht Arsen Kasa, autori i një goli me verdheblutë për këtë sezon.

Mesfushori u ndal më pas te sfida me Vorën në fushën e këtyre të fundit. Sipas tij, ekipi do të luajë për të marrë maksimumin, ndonëse e kanë të qartë se nuk do të jetë një shëtitje për ta.

“Nuk kemi shumë kohë për të menduar, pasi menjëherë luajmë një tjetër ndeshje të vështirë. Vora është një nga rivalet tona ketë sezon dhe e ka treguar me paraqitjet e saj. Objektivi ynë është të marrim maksimumin dhe për këtë qëllim do të hyjmë në fushë.

Ndoshta në transferta nuk kemi qenë aty ku duhet, ku shpesh kanë ndikuar edhe terrenet jo të mira. Në Vorë ke mundësi të shpalosësh futbollin tënd dhe e shohim si një mundësi të mirë për të treguar se sa vlejmë.

Ne kemi ardhur në një fazë që duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë, pa parë se do luajmë më fushën tonë apo jashtë”, shprehet 26-vjeçari, i cili është ndër ata lojtarë që ka qenë pjesë e ekipit të Elbasanit edhe sezonin e kaluar në Kategorinë e Dytë.

Etiketa: AF Elbasanikasatransfertat

Lajme të lidhura

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Para
“Sako është Gjushi me fustan”, Berisha: Rama nuk pranon debat

Rama: Berisha e mendonte veten të paprekshëm, por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet
Aktualitet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Në vend të saj, në krye të institucionit është...

Lexo më shumë
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com