GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Afati i Berishës për të liruar zyrën, Basha: Jemi të përgatitur për çdo skenar

18:06 - 30/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Afati i Berishës për të liruar zyrën, Basha: Jemi të përgatitur për çdo skenar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në konferencën e tij të fundit për këtë vit, ka folur dhe për afatin që paraardhësi i tij, Sali Berisha, i ka lënë për të liruar zyrën e kreut të selisë blu, duke pretenduar se ai tanimë është i shkarkuar. Basha është shprehur se nuk do të ndodh asgjë në këtë datë, ndërsa shtoi se PD është e përgatitur për çdo skenar.

“Asgjë nuk do të ndodhë, asgjë, PD është e përgatitur për cdo situatë dhe nuk do të lejojmë trekëndëshin e Bermudës ta zhvendos fushën e betejës në PD”, tha Basha.

Basha u shpreh se ëndrra e kryeministrit Edi Rama për të pasur përballë një PD të damkosur me “non-grata”-n është goditur me 9 shtator, ndërsa me 18 dhjetor, ku u mbajt dhe Kuvendi Kombëtar i PD-së, thirrur nga Basha, kjo ëndërr u bë pluhur e hi.

“Nuk mund të them se kam arritur ta dëgjoj atë që ka thënë Edi Rama sot, kështu që nuk kam koment për këtë në vetvete, por dua të them se ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë një PD të damkosur, mori goditjen e parë me 9 shtator dhe u bë pluhur e hi më 18 dhjetor kur demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të jetë nervoz, demokratët kanë zgjedhur të bashkohen dhe me shqiptarët. Do t’i japin fund qeverisjes më të korruptuar në rajon. Zgjodhën t’i japin fund pandëshkueshmërisë dhe kastës 30-vjeçare” tha Basha.

Kryedemokrati shtoi gjithashtu se tentativa e asaj që ai i referohet si trekëndësh i Bermudës, për të përçarë PD-në, është e kotë.

“Në rolin kryesor të trekëndëshit të Bermudës, Edi Rama është lodhur dhe do vazhdojë të lodhet, por e ka kot, sepse lojërat për të përçarë PD-në, ta delegjitimojë, apo ortaku i tij i fundit, tubi i oksigjenit, betejën tonë, nismat tona, të gjitha do të dështojnë. PD e bashkuar dhe pastruar nga hijet e së shkuarës është sot alternativa, është shpresa e gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe është përgjegjësia ime dhe ekipit tim që këtë shpresë ta jetësojmë sa më parë” tha ai.

Etiketa: afatBASHAberishaPDskenar

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Fitues në fushë, por jo në financa, Chelsea del me humbje në vitin 2021

Fitues në fushë, por jo në financa, Chelsea del me humbje në vitin 2021

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com