GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Afër vendimit për viza, Franca diskuton me Kosovën teknikat e…

17:15 - 17/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Afër vendimit për viza, Franca diskuton me Kosovën teknikat e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Franca është pozicionua  pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Gjithsesi, ditwn e sotme Emanuele Macron ka përmendur se Kosova duhet të punojë ende për përmbushjen e kushteve, duke theksuar në mënyrë specifike luftimin kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe duke treguar shqetësimin për çështjen e migrimit ilegal.

Për një vizitë zyrtare atje po qëndron Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmedi, i cili ka takuar Drejtorin e Policisë Kufitare të Francës, Fenand Gontier. Temat e diskutuara në këtë takim kanë qenë forcimi i bashkëpunimi kufitar, migrimi ilegal, trajnime dhe teknikat e avancuar të kontrollit kufitar dhe luftimi i kontrabandës. Në këtë takim kanë diskutuar në mënyrë specifike edhe për punën e përmbushjes së kushteve për liberalizimit të vizave.

“Po ashtu pjesë e diskutimit në këtë takimi ka qenë edhe vlerësimi dhe ndihma në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave. Takimi rezultoi me vullnetin dhe shprehjen e gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme e në veçanti me Policinë Kufitare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në Paris gjatë muajit maj ka qëndruar për vizitë zyrtare edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka takuar krerët e të institucioneve të sigurisë franceze, për ta diskutuar progresin e Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Gjatë vizitës sime në Paris, takova përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Policisë Kombëtare dhe Gjandarmërisë për ta diskutuar progresin tonë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, kishte shkruar Sveçla.

Porosi Kosovës për të punuar me vendet skeptike dhe për t’ua prezantuar rezultatet e punës në çështjet specifike, të cilat Franca në vazhdimësi i përmend si kushte, i kishte dhënë ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde. “Gjermania dëshiron progres në këtë çështje dhe e ka futur atë në agjendë në Bruksel. Megjithatë, nuk janë bindur akoma të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Njëkohësisht është me rëndësi për Kosovën që të angazhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me të gjitha vendet skeptike në mënyrë që t’i bind ato”, kishte thënë Rohde në një intervistë në vitin 2020 për Gazetën Express.

Vizita e kreut të policisë vjen në prag të takimit të radhës të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor, takim në të cilin janë rritur pritjet se do të mund të ketë ndonjë vendim eventual për punën e liberalizimit të vizave për Kosovën. Për këtë çështje ka folur sot në Ohër të Maqedonisë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se është i sigurt që liberalizimi po vjen, por që nuk guxojë të japë një datë të caktuar. Derisa çështjen e liberalizimit të vizave e ka sjell në vëmendje presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i cili gjatë një konference për media ka thënë se Kosovës do t’i jepet liberalizimi i vizave.

Etiketa: diskutimeFrancaKosovaMacronViza

Lajme të lidhura

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Para
 E rëndë/ Futi dorën në lavatriçe, vdes nëna 20-vjeçare

 E rëndë/ Futi dorën në lavatriçe, vdes nëna 20-vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)
Aktualitet

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)

09:11 - 06/02/26

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përshatur një banesë për përgatitjen e drogës, në...

Lexo më shumë
Talentet po i merr Europa/ BERZH: 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit

Talentet po i merr Europa/ BERZH: 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit

08:54 - 06/02/26
Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

08:37 - 06/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 06/02/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com