GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Afera 3 MLD lekë e Peleshit për hangarin e dronëve, denoncojnë 3 kompani

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Afera 3 MLD lekë e Peleshit për hangarin e dronëve, denoncojnë 3 kompani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është i dalluar për tenderët pa garë që zhvillon, si dhe për paaftësinë në menaxhimin e situatave emergjente në vend. Në këtë kuadër, sot do t’ju tregojmë një prokurim, që vazhdon zvarritet për shkak të shkeljeve ligjore, ndërkohë që projekti ka shumë rëndësi për sigurinë kombëtare.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim i infrastrukturës së nevojshme për UAV (hangari dhe mjedise shërbimi)”, në Bazën Ajrore Kuçovë, me fond limit 290,180,166 lekë (pa TVSH). Procedura u denoncua nga Gijotina.com më 5 dhjetor 2023, duke evidentuar mungesën e konkurrencës dhe abuzimin me fondin limit. Dhe koha i dha të drejtë medias Gijotina.com sepse dyshimet po vërtetohen.

Së fundmi, prokurimi është denoncuar në KPP nga bashkimi i operatorëve “MF INVEST GROUP” SHPK & “ALKO-IMPEX” shpk  dhe “General Construcion” d.sh.h. Njëra nga kompanitë është në pronësinë e Arbër Abazit. Me pak fjalë nipin e Sadri Abazit nuk e kanë pranuar në ndarjen e tortës që kushton 3 miliardë lekë.

Kështu që këtë herë, Abazi ka vendosur të reagojë duke gërvishtur fasadën e tenderit të Peleshit.

Abazi me bashkëpunëtorët e tij dorëzuan një ankesë në KPP lidhur me tenderin e ministrit Peleshi. Disa pretendime të tyre kreu i KPP, Jonaid Yzeiri i ka rrëzuar, sepse tashmë e kemi vënë re që ai mundohet t’i shpëtojë pa u lagur ministrat, por nuk ka mundur të mbulojë gjithçka.

Kështu në pikën ku, ankimuesi pretendon se ka bërë deklaratën që disponon punonjësit e certifikuar për të kryer këtë shërbim, ashtu si kërkohen në tender, KPP i ka dhënë te drejtë. Sipas vendimit të marrë theksohet se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në dikasterin e Peleshit, nuk ka shqyrtuar si duhet 13 ofertat e paraqitura dhe janë krijuar këto ngërçe.

Kështu që në këtë vendim i kërkohet Peleshit që të ndërpresin procedurat dhe të bëjnë edhe njëherë rishikimin e ofertave, pasi ka risk të lartë për abuzim dhe cenim të konkurrencës së drejtë.

Në fakt, kur Gijotina.com ka publikuar këtë prokurim, kemi treguar se kontrata është firmosur me kompaninë LLAZO” sh.p.k  në shkelje të ligjit. Pra, më konkretisht, ministri ua fali pa garë 3 miliardë lekë vëllezërve Aldi dhe Anea Llazi.

Pra, u fshinë nga lista të gjitha kompanitë ndërtuesve me përvojë, sepse Peleshi kishte paracaktuar fituesin, dy djemtë e “Llazos” nga fshati Bishqem i Lushnjës morën projektin në bazën e NATO-s. Kjo na bën të kuptojmë pse institucioni i Mbrojtjes është katandisur në këtë gjendje.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: .abuzimniko peleshitender

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
Mediat: BIA arrestoi një serb të rekrutuar nga Shërbimi Sekret shqiptar

Mediat: BIA arrestoi një serb të rekrutuar nga Shërbimi Sekret shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com