GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera e drejtorëve/ Veliaj refuzoi llogaridhënien, tjetër kërkesë në bashki për çështjen “5D”

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj flirton me drejtorët hajdutë nga media e inceneratorëve

Erion Veliaj dhe drejtorët e arrestuar

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej gati një muaji, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po shmang llogaridhënien në këshillin bashkiak lidhur me aferën “5D”, që përfshin bashkëpunëtorë të tij të ngushtë.

Që arrestimeve të drejtorëve të Veliaj, këshilltarët e opozitës kanë kërkuar një mbledhje lidhur me rastin në funksion të transparencës dhe llogaridhënies.

Megjithatë, pas javësh zvarritje, kërkesa që bëhet për një nga çështjet që ka ngritur në protestë qytetarët e Tiranës, u refuzua të Hënën e 22 Prillit. Mazhoranca socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës rrëzoi me forcën e kartonit kërkesën e opozitës për të zhvilluar një mbledhje lidhur me arrestimet e drejtorëve të Erion Veliajt për dosjen “5 D”. Po ashtu, siç shpjeguan për mediat këshilltarët e djathtë, rrëzoi edhe kërkesën e një auditi të jashtëm për financat në institucionin e bashkisë.

Këtë të hënë, një ditë para mbledhjes së këshillit bashkiak, këshilltarët e opozitës depozituar një kërkesës të re për llogaridhënie nga Veliaj. Nënkryetari demokrat i këshillit bashkiak të opozitës në bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti në një prononcim për mediat jashtë institucionit të bashkisë, kërkoi shpjegime nga kryebashkiaku në seancën e nesërme lidhur me procedimin “5D”.

“Kryetari i bashkisë nesër të paraqitet përballë 61 këshilltarëve të zgjedhur, të majtë apo të djathtë qofshin ata për të dhënë llogari 1 më 1 se çfarë ka ndodhur me 31 mln eurot e aferës 5D. Ku kanë shkuar ato? Pse kanë çeduar të gjithë instrumentat e brendshme të kontrollit? Pse ka çeduar auditi i brendshëm? Si është e mundur që klientelizmi dhe favorizimi i drejtorëve të tij ka mbretëruar në organet e bashkisë? Si është e mundur që paratë e Tiranës merren me anë të taksave të rritura disa herë dhe nuk na kthehen ne, për kopshte, çerdhe, rrugë, për ajër më të pastër, për një cilësi jetese më të mirë, për taksa më të ulëta për sipërmarrjen”, tha Teliti.

“Kryebashkiaku të dalë përpara këshillit bashkiak për herë të parë në 10 muaj”, apeloi ai.

Të martën, është lajmëruar nga opozita protesta e radhës para bashkisë, për dorëheqjen e Veliajt dhe arrestimin e tij lidhur me procedimin e inceneratorit të Tiranës dhe dosjes “5D”. Kryebashkiaku, nga ana tjetër, ka sulmuar protestat dhe ka pretenduar pafajësi për akuzat që bëhen ndaj tij.

Në një intervistë televizive të shtunën, ai pranoi se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime lidhur me aferat që akuzohet.

Etiketa: 5ddosja 5dErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!
Breaking Views

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Para
Kimia mes dy personave, 7 mitet që i kemi besuar për të vërteta

Kimia mes dy personave, 7 mitet që i kemi besuar për të vërteta

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar edhe protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët shprehet të...

Lexo më shumë
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

20:25 - 30/09/26
“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com