GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera e inceneratorëve, Berisha: Rama në krye të organizatës kriminale

19:05 - 13/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Afera e inceneratorëve, Berisha: Rama në krye të organizatës kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, iu rikthye pasditen e sotme, akuzave për aferën e inceneratorëve, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama, si kreun e organizatës kriminale.

Në fjalën drejtuar mbështetësve të tij, në mitingun e pasdites, që zhvillohet në rrugën pranë apartamentit ku Berisha qëndron në “arrest shtëpie”, ish-Kryeministri tha se afera e inceneratorëve kishte aspektin e saj më të zi, më dramatik, Edi Rama shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminalë.

“Në meritën e madhe të veprimtarëve të PD, të këshilltarëve të PD të qytetit të Elbasanit, të deputetëve të PD, u zbulua se afera e djegësave ishte afera e një vjedhje të parashikuar në 30 vite prej 1 miliard euro.

Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminale, sepse në praktikat e njohura të mafies botërore, ai vendosi të bëhej miliarder duke vjedhur me plehrat qytetarët e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Durrësit, Krujës dhe qyteteve përreth.

Pikërisht me këtë qëllim, Edi Rama do urdhëronte hedhjen poshtë të strategjisë së trajtimit, mbetjeve me landillin, seleksionim, depozitim, riciklim, strategji e financuar nga BE dhe e faktuar si më e mira e kohës.

Do ishte Edi Rama, kreu i organizatës kriminale që do krijonte grupin e zëvendësministrave për të shpallur emergjencën.

Miqtë e mi, nga 11 zëvendësministra, 9 prej tyre hodhën poshtë propozimin.

Pas kësaj, Edi Rama i pandalshëm në veprimtarinë e tij, organizon me të deleguarin e tij Artur Metanin, mbledhjen e dytë me pesë zëvendësministra. Përsëri tre prej tyre e hedhin poshtë propozimin.

Pastaj, Edi Rama mbledh një nga një firmat në kryeministri në kundërshtim me ligjin dhe shpall atë që quhet emergjenca e vjedhjes së shekullit.
Të dashur miq, Edi Rama është kreu suprem i vjedhjes së shekullit.

Ia ka thënë Arben Ahmetaj se mbreti tha Arben Ahmetaj, nuk jam unë, mbreti është ai që detyroi të firmosin 17 firma në 24 orë ministra dhe shkruar ministrave.
Edi Rama është kreu i aferës së vjedhjes së shekullit sepse buxheti i shtetit nuk kishte një qindarkë të përcaktuar dhe ai me shpejtësi përcaktoi fondet që do i vidhte së bashku me Erion Veliajn dhe ministrat e tij.

Edi Rama si kreu i organizatës kriminale, përligji me firmën e tij, të Agaçcit, Metanit, praktikën korruptive të ndaluar me ligj, procedurën më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Edi Rama organizoi në bashkëvjedhje, Agaçin, Metanin, Ahmetajn, Gjiknurin, Kokën. Ai zgjodhi për inceneratorin e Tiranës të vjedhë kryesisht së bashku me Erion Veliajn.

Ja pra se si Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, ku ministrat, këshilltarët, firmosnin për procedura antiligjore, që lejonin vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje”, tha Berisha.

Etiketa: berishainceneratorRama

Lajme të lidhura

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26
Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së
Aktualitet

Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

18:22 - 19/03/26
Para
FOTO/ Mbërrijnë nga SHBA helikopterët e parë UH-60 Black Hawk

FOTO/ Mbërrijnë nga SHBA helikopterët e parë UH-60 Black Hawk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26

Doja ta vazhdoja këtë newsletter pikërisht aty ku e lashë herën e kaluar. Në fakt, shtysa erdhi nga një koment...

Lexo më shumë
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26
Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

18:22 - 19/03/26
“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Përgjigja e Mirela Kumbaros të lë pa fjalë

“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Përgjigja e Mirela Kumbaros të lë pa fjalë

18:14 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com