GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Afera e inceneratorëve, Berisha: Rama vjedh përditë mijëra euro

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ndërprerje e shkurtër”, rishfaqet Berisha: 2023, viti i shpresës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish aferën e inceneratorëve duke thënë se 51 milionë euro po paguhen nga qytetarët e Tiranës për kryeministrin Edi Rama në një kohë që plehrat as nuk seleksionohen e jo më të digjen.

Në një konferencë nga selia blu, kryetari i PD, Berisha akuzoi Ramën se “vjedh çdo ditë dhjetra- mijëra euro dhe i depoziton në kontot offshore”.

“Çështje e parë dhe më kryesore është çështja e djegësave dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama për këtë aferë.

Ju patë, këto ditë, se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu, inertet, në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin, në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka as besë dhe as moral, se aty po bëhet një mrekulli, thoshte Edi Rama, e patë se aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes. Pavarësisht se ka një kontratë që përcakton gjithçka ndryshe.

Në fakt, aty nuk po groposoheshin, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor.

Në ata kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetër,a ty groposej dhe varrosej SKAP-i i partisë dhe sistemi i drejtësisë në tërësi.

Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, paguajnë 29 euro për çdo ton pleh, pa llogaritur transportin, kjo tarifë e cila në kontratë parashikohet për djegie. Kurse për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh.

Prej 5 vitesh Rama e Veliaj presin euro, florinj aty, vjedhin cdo ditë dhjetra mijëra euro e në total diferenca mes 11 e 29, pra 18 euro për cdo ton, depozitohet në kontot ofshore të këtyre dy hajdutëve të paimagjinueshëm.

SPAK është mbuluar nga plehrat e sipërmarrjes Rama Veliaj. Kjo vetëm se sipërmarrja është e Ramës dhe Velisë. Janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot ofshore të Erion Velisë dhe Edi Ramës, për plehra sikur digjen, në një kohë që as digjen  por as seleksionohen, si u betua sipërmarrësi i plehrave Rama kryetari i organizatës kriminale mafioze të plehrave, para Parlamentit.

Të gjitha këto bëjnë të paditurin, nuk ndodh asgjë, nuk ka akt më flagrant se afera e inceneratorëve. Nuk ka akt më të turpshëm se qendrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere.

Akuzën e parë për ministrin Koka e ka për korrupsion por nuk ka asnjë hetim për korrupsion, SPAK e ka të ndaluar të hetojë korrupsionin. E kalojnë në shpërdorim detyre. SPAK përveç, se Koka është një ish ministër, këta janë të gjithë ish, pasi e nxori në Greqi Alqi Bllakon e ktheu se do ndriste një super skandal. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre”, tha Berisha.

Etiketa: berishainceneratorëtKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
SPAK merr vendim: Të sekuestrohet kompania e inceneratorëve

Atentati ndaj Arjan Ndojit, reagon SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka komentuar fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ndalur te rrugëtimi i...

Lexo më shumë
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com