GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Afera e inceneratorëve, Malltezi: SPAK është mashë e Soros, “koka” e grupit është vetë Rama

19:29 - 27/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Afera e inceneratorëve, Malltezi: SPAK është mashë e Soros, “koka” e grupit është vetë Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhëndri i kreut të PD-së, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi në një intervistë për RTV Ora ka folur për aferën e inceneratorëve, që sipas tij nuk mund të realizohej pa përfshirjen e kryeministrit Rama. Sipas Malltezit, SPAK është kthyer në një mashë të “oficerëve” të Soros dhe që ka frikë të hetojë aferën.
Ai shtoi se asnjë zyrtar i Shqipërisë nuk lejohet të dijë se ku shkojnë paratë e shqiptarëve ndërsa ironizoi se këtë të drejtë e ka një shtetase ruse.
Malltezi tha se janë tre nivele guaskash që janë përdorur për të mbuluar gjurmët e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, ndërsa shtoi se në majë të kompanive fiktive qëndron një shtetase ruse dhe një shtetas holandez.
“Afera e incineratorëve është një aferë galoponte, e cila nuk mund të realizohej pa përfshirjen e Edi Ramës. Në çdo hap të kësaj afere, një njeri i zakonshëm çuditet dhe vë duart në tokë, kur shikon që incineratori nuk ekziston fare ndërkohë që ne na ka marrë 50 mln euro.
Janë tre nivele guaskash që janë përdorur për të zhdukur gjurmët e Klodian Zoton dhe Mirel Mërtiri. Interesante është që në majë të guaskave, eksiston një shtetase ruse dhe një shtetas holandez. Këto guaska ekzistojnë vetëm në letër, kanë zero punonjës. Këta kanë vjedhur qindra miliona euro, kanë vjedhur me një grup të strukturuar kriminal i ngritur që nga Edi Rama e deri te sekserët e tij, zoto, Gugallja e Mëritiri. Asnjë zyrtar i Shqipërisë nuk lejohet të dijë se ku shkojnë paratë e shqiptarëve, ndërkohë këtë e di një shtetase ruse që ka tagrin për të firmosur për guaskën gjyshe të guaskës mbesë që kanë ndërtuar Mërtiri e Zoto në Hollandë.
I madh e i vogël e dinë se afera e incineratorëve është një aferë gjigante, është një vjedhje gjigante, por është një vjedhje nga Rama, Ahmetaj, e të tjerë. Këtë nuk mund ta bënte vetë as Koka e as Bllako. Koka direkt është Rama.
Sipas kontratave incineratorët duhet të jenë në operim.
Pala që ka futur në xhep qindra mln euro incineratorësh, mund ta shkelë kontratën, ndërsa shteti shqiptare nuk e shkelka dot.
SPAK po kthehet si mashë e oficerëve të Soros, kjo është çështja. Nëse SPAK do të veprojë duhet t’i bashkojë këto të tre sepse janë të njëjtët persona. Gugallja, Mërtiri e Zoto janë sekserë te të tre incineratorët. Koka ka marrë miratimin e Arben Ahmetajt, kemi aferën tjetër në të cilën kinse u kaluan procedurat dhe në dhjetëra firma brenda ditës. Secila nga ajo procedurë do javë të tëra. Afera është e madhe, drejtësia nuk do jo se nuk di. Drejtësia ka frikë, është e kapur, nëse do të donte të gëzonte respektin e qytetarit shqiptar, do duhej të hiqte mënjanë mantelin e Sorosi.”-tha Malltezi.

Lajme të lidhura

Votëbesohen mes kaosit ministrat e rinj, dekreti i shkarkimit të Ballukut merr 85 vota
Breaking Views

Votëbesohen mes kaosit ministrat e rinj, dekreti i shkarkimit të Ballukut merr 85 vota

19:48 - 05/03/26
Gjekmarkaj: PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë
Aktualitet

Gjekmarkaj: PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë

14:15 - 05/03/26
“Haram qumështi i nënës”/ Shpërthen Berisha në Kuvend: Rama po vepron si argat i Serbisë, a jeni shqiptarë apo çfarë jeni!
Aktualitet

“Haram qumështi i nënës”/ Shpërthen Berisha në Kuvend: Rama po vepron si argat i Serbisë, a jeni shqiptarë apo çfarë jeni!

13:35 - 05/03/26
Para
OBSH paralajmëron për lijën e majmunëve, kini kujdes me kontaktet…

OBSH paralajmëron për lijën e majmunëve, kini kujdes me kontaktet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Votëbesohen mes kaosit ministrat e rinj, dekreti i shkarkimit të Ballukut merr 85 vota
Breaking Views

Votëbesohen mes kaosit ministrat e rinj, dekreti i shkarkimit të Ballukut merr 85 vota

19:48 - 05/03/26

Mes kaosit, 7 anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar morën këtë të enjte votëbesimin e Kuvendit.Berisha, i rrethuar nga ligjvënësit...

Lexo më shumë
Akuzojnë Bashkim Ulajn se po u grabit pronat për resortin, banorët e Rrjollit para Kuvendit

Akuzojnë Bashkim Ulajn se po u grabit pronat për resortin, banorët e Rrjollit para Kuvendit

19:14 - 05/03/26
Gjyqi i “Toyota Auris”/ Ish-prokurori Aurel Zarka humb edhe postin pas dënimit

Gjyqi i “Toyota Auris”/ Ish-prokurori Aurel Zarka humb edhe postin pas dënimit

19:01 - 05/03/26
Bllokohen 1.5 ton çokollata të padeklaruara në Kapshticë

Bllokohen 1.5 ton çokollata të padeklaruara në Kapshticë

18:49 - 05/03/26
Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala

18:14 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com