GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera e inceneratorëve, Mërtiri akuza SPAK: Manipuloi dosjen, janë falsifikuar…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Afera e inceneratorëve, Mërtiri akuza SPAK: Manipuloi dosjen, janë falsifikuar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mirel Mërtiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, lidhur me atë që njihet si afera e inceneratorëve, ka akuzuar SPAK se ka manipuluar dosjen. Mërtiri tha se dosja është e stisur nga prokurori i SPAK, KLodian Braho.

“Nëse ju dëshironi që unë të flas në emër të zotit Koka, unë nuk e di pse zoti Koka apo Ministria pranoi këtë ofertë nga ana jonë.

Unë di të them që zoti Koka dhe të gjithë ata që janë akuzuar për dosjen e Elbasanit, ndodhen në mënyrë të padrejtë në burg.

Të gjithë faturat që SPAK ka paraqitur në dosjen hetimore janë fatura dhe akte të hetuara që prej vitit 2017, pra nuk ishte hera e parë që këto fatura hetoheshin.

E dyta si mundet të thuhet se këtu është vjedhur, është abuzuar, kur vetë vlerësuesi i emëruar nga SPAK, thotë se vlera e investimit për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, është më e madhe se vlera e kontratës.

E gjithë kjo dosje është dosje e stisur. E gjitha është një dosje e stisur nga prokurori i SPAK.

Prokurori quhet Klodian Braho”, tha Mërtiri në Syri Tv.

Në vijim të akuzave ndaj SPAK, Mërtiri theksoi se mendonte se SPAK e ka bërë për arsye që i ka shërbyer dikujt në politikë ose dikujt në privat.
“Që në momentin e parë kur kjo dosje është prezantuar në gjykatë, avokatët e mi kanë njoftuar se dosja është e ndotur, që do të thotë se është një dosje e bërë nga fillimi deri në fund në mënyrë fiktive dhe jokorrekte.

Provat janë vendosur ashtu siç ka dashur prokurori i SPAK, me qëllim për të më goditur mua dhe familjen time, për arsye të dikujt tjetër që ndoshta nuk ishte në dosje”, tha Mërtiri.

Ai tha se duke e ditur se dosja ishte e kontaminuar, pra që provat janë të gjitha të manipuluara, i jam drejtuar SPAK-ut, më saktë në fillim Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas kryetarit të SPAK, Altin Dumani që të më jepet mundësia të jap deklarimet e mia për dosjen e inceneratorëve.

“I jam drejtuar për të gjitha dosjet apo veprimet hetimore që po kryhen për impiantet e mbetjeve,’ tha Mërtiri.

I pyetur nëse kanë kaluar 3.7 milionë euro në llogaritë e kompanisë së Lefter Kokës nga inceneratori i Elbasanit, Mërtiri e mohoi duke thënë se dokumentet janë falsifikuar nga SPAK.

‘Unë ua thashë që ato lekë nuk kanë kaluar te kompanitë e Lefter Kokës. SPAK i ka falsifikuar dokumentet dhe vlerat në të cilat këto kontrata janë zhvilluar,’ tha Mërtiri.

Etiketa: akuzaMertiriSpak

Lajme të lidhura

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Para
“SPAK mund ta mbyllë Berishën edhe në spital psiqiatrik”, gazetari citon Krajën

"SPAK mund ta mbyllë Berishën edhe në spital psiqiatrik", gazetari citon Krajën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas qëndrimeve të anëtarëve të Parlamentit Europian...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com