GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO liron Alqi Bllakon

18:40 - 04/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
U dënua 4 vjet burg për Inceneratorin e Tiranës/ Apeli i GJKKO prish dënimin për Alqi Bllakon, kthen çështjen për rigjykim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka dënuar ish deputetin socialist Alqi Bllako me 4 vite heqje lirie, ndërsa ai ka lënë po sot ambientet e burgut të Fierit pasi rezultoi se është dënuar më pak sesa koha e qëndrimit në burg.

Trupa gjykuese e shpalli Bllakon fajtor për korrupsion pasiv, duke përfituar 119 mijë euro dhe një tjetër shumë prej 7 milion lekësh. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg.

Përveç dënimit me burg, Alqi Bllakos i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Sipas Prokurorisë, Bllako akuzohet se ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej rreth 120 mijë eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij në Ersekë.

Gjithashtu, Bllako i ka propozuar Vladimir Bezhanit të vazhdonte detyrën si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe të ndihmonte me konsulencë juridike gjatë kohës kur kishte lindur idea e projektit të zhvillimit të procedurës së dhënies së koncesionit.

Për shërbimin e Bezhanit si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Bllako akuzohet se i ka kërkuar aksionerit të shoqërisë propozuese “Integrated Technology Services” sh.p.k, Klodian Zoto, njëkohësisht dhe aksioner i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, që të jepte përfitimin e parregullt, duke e punësuar fiktivisht prej nga ka siguruar një përfitim në vlerën 7. 5 milionë lekësh.

Gjatë kohës që Bezhani ishte këshilltar i Kokës, ka mbajtur kontakte me Klodian Zoton sipas orientimit të Alqi Bllakos duke i siguruar të dhëna të marra nga autoriteti kontraktor. Alqi Bllako është shpallur fajtor edhe për inceneratorin e Elbasanit, si dhe atë të Fierit.

Sa i përket inceneratorit të Tiranës, GJKKO ka dënuar edhe Lefter Kokën Taulant Tushën, Namik Samixhiun, Bledar Karolin, Fatjon Muratin, Valbona Ballgjinin dhe Sidita Kopliku, ndërsa Jetmir Llapaj është shpallur i pafajshëm. Çështja ndaj Alqi Bllakos ishte ndarë më vete nga të pandehurit e tjerë.

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

U arrestua dy ditë më parë, ndërron jetë te “Blloku i Sigurisë” 41-vjeçari

11:00 - 20/03/26
U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës
Aktualitet

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

10:29 - 20/03/26
Raporti i PPE “nxin” Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së
Aktualitet

Raporti i PPE “nxin” Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së

10:07 - 20/03/26
Para
Rama shpjegon pse nuk mori pjesë në Samitin në Bruksel: Doli një problem ajror

Rama shpjegon pse nuk mori pjesë në Samitin në Bruksel: Doli një problem ajror

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

U arrestua dy ditë më parë, ndërron jetë te “Blloku i Sigurisë” 41-vjeçari

11:00 - 20/03/26

Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë, ndërsa ndodhej në...

Lexo më shumë
U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

10:29 - 20/03/26
Raporti i PPE “nxin” Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së

Raporti i PPE “nxin” Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së

10:07 - 20/03/26
Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini

Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini

09:44 - 20/03/26
SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

09:19 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com