GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Afera më e madhe në 30 vite”, Balla për dosjen CEZ-DIA: Të pyetet Berisha!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Berishës, a rrezikon dhe PS për një “non-grata”? Përgjigjet Balla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur nga Fieri për dosjen CEZ-DIA, që duket se është rihapur nga SPAK, megjithëse nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ky institucion.

Në fjalën e tij, Balla tha se është i gatshëm që të bashkëpunojë me SPAK, për ti dhënë prova që janë siguruar prej tij gjatë kohës kur drejtonte Komisionin Hetimor Parlamentar. Dosjen CEZ-DIA, Balla e konsideron si skandalin më të madh të 30 viteve të fundit, ndonëse harron që PS kryeson me skandale që nga patronazhistët deri tek inceneratorët.

“Kuvendi është investuar në atë çështje, në një komision hetimor parlamentar. Raporti është depozituar në 2017 në prokurorinë e përgjithshme. Prokuroria nuk kreu hetime për një nga aferat me të rënda korruptive në 30 vitet e fundit. Ne kemi arritur në konkluzionin që shteti shqiptarë ka humbur rreth 418 milionë euro, bëhet fjalë për privatizimin e një kompanie shumë të madhe shtetërore, me mjaft asete, ende nuk është gjetur me çfarë shume u shit, dhe më pas 3 vitesh privatizim, kompania u rishtetëzua. Bëra një parashtresë për të rikujtuar publikun shqiptar se për çfarë bëhet fjalë. E kam përshëndetur njoftimin e bërë nga mediat, jo zyrtarisht nga vetë SPAK për marrjen në pyetje të një prej dëshmitarëve kryesor në dosjen CEZ.  Nuk e di në çfarë statusi është marrë z.Ismailaj por nëse pranon të bashkëpunojë me drejtësinë në funksion të zbardhjes së kësaj afere do të ishte diçka e mirë”, tha Balla.

Kreu i grupit të PS insistoi sërish në fjalën e tij që SPAK të marrë në pyetje ish-kryeministrin Berisha, i cili asokohe ishte kryeministër, ndërsa i kërkoi SPAK të informojë publikun nëse ka rihapur dosjen.

“Të mos harrojmë që Kuvendi ka denoncuar publikisht Sali Ramë Berishën dhe bashkëpunëtorë apo familjar të tij lidhur me këtë ceshtje. Mendoj që prokuroria duhet ti marrë të gjithë në pyetje. Në cilësinë e kryetarit të komisionit hetimor përkatës prej 2017 i kam kërkuar prokurorisë të thirrem për ti vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës. Mendoj që zbardhja e kësaj çështje është jo vetëm një detyrim i drejtësisë së re por është një detyrim edhe i secilit prej nesh që është në dijeni të atij krimi. SPAK duhet të informojë publikun nëse është hapur kjo çështje”, u shpreh Balla.

Etiketa: ballaKomision

Lajme të lidhura

Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
Aktualitet

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Para
Feston ditëlindjen/ Ardian Bujupi “arratiset” në Spanjë me Sabrine, ja urimi romantik (FOTO)

Feston ditëlindjen/ Ardian Bujupi “arratiset” në Spanjë me Sabrine, ja urimi romantik (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26

Një person është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur. I arrestuari është identifikuar si shtetasi...

Lexo më shumë
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com