GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera me inceneratorin e Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllakon

10:25 - 04/11/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK çon përsëri në gjyq Alqi Bllakon, ja akuzat e reja ndaj ish-deputetit socialist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Ballokin, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Bllako akuzohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryer në dy raste.

Nga hetimet, ka rezultuar se Bllako në cilësinë e sekretarit të ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën prej 120 mijë euro për favorizimin që i ka bërë dy pronarëve që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. Ndërsa në rastin e dytë, ka rezultuar se Bllako i ka kërkuar rryshfet Klodian Zotos, shumën prej 7.5 milionë Lekësh për llogari të Vladimir Bezhanit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services”.

Në muajin prill, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit.

Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit.

Bllako ka kërkuar të shpallet i pafajshëm, me pretendimin se akuza e ngritur nga SPAK, nuk është bërë mbi bazën e një analize, ndërsa ia ka faturuar këtë, Klodian Zotos, që për ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejtë me anëtarët dhe kryetarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.

Bllako shton se, kur është kryer vlerësimi i ofertave, shpallja dhe fituesi i koncesionit, ai nuk ka qenë në detyrë si sekretar i përgjithshëm.

“Në vendimin e arsyetuar nuk gjenden veprimet e ligjshme apo të paligjshme që unë kam bërë si sekretar i përgjithshëm. Sektretari i përgjithshëm ka zero rol në përcaktimin kontratës së koncesionit. Këtë të drejtë për hartimin dhe zhvillimin vetëm anëtarëve të këtij koncesioni. Korrupsioni pasiv është ngritur ndaj meje pa u bërë asnjë analizë. Klodian Zoto ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejtë me anëtarët dhe kryetarët e komisionit. Kur është kryer vlerësimi i ofertave shpallja dhe fituesi i koncesionit, unë nuk kam qenë fare në detyrë si sekretar i përgjithshëm. Nuk ka pasur as urdhër të ministrit për sekretarin për mbikëqyrjen e projektit. Sa i takon punësimit të zotit Bezhani pranë kompanisë së Klodian Zotos, në nëntor kur filloi punë nuk ishte lidhur kontrata me inceneratorin e Elbasanit dhe as kontrata me inceneratorin e Fierit. Mua me zotin Bezhani nuk më lidh asgjë dhe kur kam filluar punë në këtë ministri e kam gjetur aty”,- ka thënë Bllako.

Etiketa: BllakoinceneratorKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
‘Ar 24 karatësh i cilësisë më të lartë’, si po e ribën Shtëpinë e Bardhë presidenti Trump

'Ar 24 karatësh i cilësisë më të lartë', si po e ribën Shtëpinë e Bardhë presidenti Trump

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

Një konflikt në familje ka ndodhur në Durrës. Një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e...

Lexo më shumë
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com