GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Afera skandaloze në QS”/ Tjetër kallëzim në SPAK për Erion Veliajn

18:46 - 07/03/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Komunikimet e Veliajt me drejtorët e arrestuar në duart e SPAK”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti Aurel Kujtimi ka njoftuar se ka depozituar të mërkurën në SPAK një kallëzim penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-drejtoreshës së Rezidencës Studentore Universitare nr.1, Anila Shehu, lidhur me atë që ai e cilëson si një nga aferat më skandaloze në Qytetin Studenti.

“Ky kallzim ka të bëjë me godinën 19 e cila është një skenë tipike inceneratori që lekët janë hedhur, por godina 19 nuk ekziston dhe sot e kësaj dite”, thekson ai.

Në një postim në rrjetet sociale, aktivisti ka shprehur shqetësimin se, ndonëse mediat u informuan për kallëzimin dhe deklaratën e mbajtur përpara SPAK më 3 mars, asnjë prej tyre nuk e ka pasqyruar këtë zhvillim. Ai ka veçuar një media specifike që kishte regjistruar deklaratën, por ende nuk e ka transmetuar atë, pa dhënë arsye për vonesën.

Gjithashtu, ai ka inkurajuar SPAK që të veprojë në përputhje me ligjin për të hetuar çështjen dhe për të vënë përpara përgjegjësisë personat e përfshirë. Aktivisti ka njoftuar se, sapo të marrë konfirmimin zyrtar nga posta për dorëzimin e kallëzimit, do të bëjë një komunikim të mëtejshëm në rrjetet sociale.

“Ditën e mërkurë depozituam në SPAK kallëzimin penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajt dhe ish-drejtoreshës së Rezidencës Studentore Universitare nr.1 Anila Shehu për një nga aferat më skandaloze në Qytetin Studenti. Siç edhe është bërë njoftimi në datë 3 Mars ku janë njoftuar mediat për të pasqyruar deklaratën tonë si kurrë më parë në gati 3 vite që kallëzojmë zinxhirin drejtues të Bashkisë Tiranë për aferat korruptive në Qytetin Studenti, asnjë portal apo media nuk pasqyroi aksionin tonë ligjor dhe deklaratën që zhvilluam përpara SPAK. Ky kallzim ka të bëj me godinën 19 e cila është një skenë tipike inceneratori që lekët janë hedhur por godina 19 nuk ekziston dhe sot e kësaj dite”, shkruan aktivisti.

“Një media e caktuar regjistroi deklaratën tonë dhe duke pasur komunikimet tona edhe me gazetarët e kësaj media nuk na kanë dhënë asnjë arsye se përse ende dhe pas dy ditësh nuk është publikuar deklarata jonë përpara SPAK për të shpjeguar detaje rreth kësaj afere në Qytetin Studenti. Inkurajoj që SPAK të kryejë detyrën duke zbatuar ligjin për të hetuar për këtë çështje duke nxjerrë përpara përgjegjësisë shkelësit dhe çdo palë të përfshirë në këtë aferë dhe skandal korruptiv në Qytetin Studenti. Sapo të na vijë dokumenti i Postës ku vërteton që pranë SPAK ka mbërritur kallëzimi i depozituar përpara dy ditësh do të kemi një komunikim me të gjithë në rrjetet sociale”, shtoi ai.

Deklarata e aktivistit përpara SPAK më 3 MARS

Prej gati një muaji, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Nën akuzë është edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Veliaj dhe bashkëshortja e tij përfituan qindra mijëra euro ryshfet nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore – përfitime të paligjshme që u injektuan dhe ‘pastruan’ nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga Xoxa.

Që prej arrestimet, Veliaj ka sulmuar në mënyrë sistematike prokurorin e dosjes në ngarkim të tij dhe ka pretenduar se arrestimi i tij ka motive politike. Më 11 Mars, Apeli i GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” pa afat.

Veliaj, ndërkohë, nuk ka asnjë akuzë penale për dy nga aferat më të zëshme të viteve të fundit – dosjen e inceneratorit të të Tiranës dhe asaj të njohur si “5D”, pavarësisht akuzave dhe indicieve se ai ka kryer veprime jo të ligjshme. Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka quajtur Veliajn “pronarin faktit të inceneratorit të Tiranës” bashkë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa opozita e cilëson “kokën e bandës së drejtorëve hajdutë”, duke iu referuar ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë të arrestuar për dosjen “5D”.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1Qytetati StudentiSpak

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Politico: Administrata Trump në bisedime sekrete për zëvendësimin e Zelensky

Politico: Administrata Trump në bisedime sekrete për zëvendësimin e Zelensky

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com