GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aferat me energjinë mes KESH dhe NOA, eksperti: Ka korrupsion të hapur, të nisin hetimet

16:29 - 22/10/21
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Aferat me energjinë mes KESH dhe NOA, eksperti: Ka korrupsion të hapur, të nisin hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Klodian Tomorri ka dhënë alarmin për korrupsionin në KESH, duke marrë rastin ku së fundmi  Autoriteti i Konkurrencës  kishte aprovuar një kontratë mes NOA dhe KESH. Dy kompanitë bënin shit-blerje energjie mes njëra tjerash shume herë brenda 24 orëve, duke bërë që NOA të fitonte shuma marramendëse, pasi blinte energjinë me çmim më të lirë në mëngjes dhe në mbrëmje ja shiste sërish KESH me vlerë shumë më të lartë.

Duke analizuar situatën, eksperti thotë se,  se është korrupsion i hapur që një institucion i energjisë bën të tilla pazare në kohën kur kryeministri Edi Rama kishte shpallur krizën energjetike.

“Tre ditë pasi Qeveria kishte shpallur gjendjen e emergjencës, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare shkëmbente energjinë e Kaskadës së Drinit me një kompani private të quajtur Noa Energy.  Plot 950 mega të shkëmbyera, tre dite pasi ishte krijuar Komiteti i Emergjencës dhe kryeministri kishte vënë kujën e krizës. Në të njëjtën ditë OSHEE zhvilloi ankand dhe bleu energji me çmim deri në 300 euro për megavat, madje nuk arriti të sigurojë sasinë e nevojshme. Ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe Kaskada vazhdonte të përdorej për interesa private”, shkruan Tomorri në rrjete sociale.

Sipas tij, të dhënat konfidenciale tregojnë se në periudhën qershor-shtator KESH ka shkëmbyer 150 deri në 200 mijë mega vat energji, përmes një marrëveshje të dyshimtë.  Tomorri  shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime të mëdha dhe bën apel për hetim të kësaj afere dhe për hetim të institucionit të KESH-it.

“Së pari, nga fakti që bëhet kontrate shkëmbimi me një kompani tregtare. Kontratat e shkëmbimit zakonisht bëhen mes prodhuesish jo mes një prodhuesi dhe një tregtari. Së dyti, shkëmbimi i energjisë është tentuar edhe më parë, madje disa herë nga kompani të tjera, por nuk është miratuar asnjëherë. Dhe fakti që nuk miratohej tregon se ishte problematike. Megjithatë oraret se kur është shkëmbyer energjia nuk i di askush me saktësi. Arsyeja është se KESH nuk rregullohet më. Me pak fjalë, KESH sot është një çiflig privat, prandaj të gjitha kompanitë publike të energjisë duhen vënë nën hetim”, përfundon reagimin gazetari Tomorri.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm kur institucionet tona abuzojnë dhe fusin në xhepat e tyre paratë. Pasi pak kohë më parë  ne raportuam se OSHEE blinte energjinë me çmim shumë më të larta se bursa.

Etiketa: ekspertiKESHkorrupsionNOA

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Kosova shpall “non grata” dy zyrtarë rusë, Vjosa Osmani: Cënuan sigurinë

Kosova shpall “non grata” dy zyrtarë rusë, Vjosa Osmani: Cënuan sigurinë

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com