GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Afganët në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit flet për DW

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Afganët në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit flet për DW
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrjetet televizive amerikane kishin bërë të ditur që pasditen e së martës se presidenti do të mbante një fjalim. E kur presidenti Joe Biden u shfaq mes flamurëve për fjalimin, vëzhguesve iu bë e qartë, se ku po përqendrohen prioritetet në Shtëpinë e Bardhë. Joe Biden  e hapi fjalën e tij me përpjekjet për t’i dhënë hov koniunkturës amerikane dhe buxhetin.

Rrezik për trupat

Vetëm pas këtyre anoncimeve, presidenti amerikan filloi të fliste për Kabulin, për të cilin ai ishte konsultuar më parë me shtetet e G7-s, Kanadanë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë dhe Gjermaninë në një video-konferencë. Dhe siç pritej Biden nuk ndrysoi qëndrim: SHBA duan mundësisht të tërheqin trupat deri më 31 gusht nga Afganistani. Duke iu referuar misioneve të shpëtimit, ai tha se “sa më shpejt t’i përmbyllim aq më mirë.”

Çdo ditë tjetër në Kabul e rrit rrezikun për trupat amerikane, theksoi Biden. Ai iu referua shprehimisht rrezikut të një sulmi nga dega lokale e milicisë terroriste, “Shteti Islamik”, që është e armiqësuar edhe me talibanët. Ushtria amerikane ka ende 5800 ushtarë për evakuimet nga Kabuli.

Afghanistan | Evakuierung Flughafen Kabul

Por Joe Biden theksoi, se e ka udhëzuar Pentagonin dhe Departamentin Amerikan të Shtetit të përgatisin plane alternative për të përshtatur kohën e tërheqjes, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Lidhur me konsultimet e G7-s, presidenti amerikan, tha se “jemi të një mendimi, se nuk mund t’i besojmë fjalës së talibanëve. Ne do t’i vlerësojmë ata në bazë të veprave, dhe do të koordinohemi ngushtë për të gjitha hapat.” Vendimtare është, nëse talibanët do t’i respektojnë detyrimet ndërkombëtare dhe do të pengojnë kthimin e Afganistanit në “një bazë të terrorizmit”. Sipas vëzhguesve po kaq vendimtare do të jetë edhe qëndrimi i talibanëve në ditët e ardhshme.

Asnjë pyetje

Me ndihmën e amerikanëve janë evakuuar nga Afganistani rreth 70.700 vetë, bëri të ditur presidenti amerikan. E kur përfundoi sqarimet në lidhje me Afganistanin, Joe Biden u largua nga salla, pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje.

DASH: Nuk kemi mundësi të ofrojmë informacione të tjera

Lidhur me ardhjen e refugjatëve afganë në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj Deutsche Welles, se “për shkak të natyrës së komplikuar të këtyre zhvendosjeve dhe për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e personave që vijnë, nuk kemi mundësi të ofrojmë informacione të tjera për kohën e mbërritjes, transportin, vendndodhjen lokale dhe destinacionin e mëtejshëm.”/DW

Etiketa: afganShqiperi

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Tony Blair në Shqipëri, ish-kryeministri britanik shijon pushimet në Sarandë

Tony Blair në Shqipëri, ish-kryeministri britanik shijon pushimet në Sarandë

TË FUNDIT

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Aktualitet

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

09:22 - 22/10/26

Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbajë lotët teksa rrëfen se...

Lexo më shumë
Sot protestë dhe seancë plenare, policia vendos barriera në rrugët përreth Parlamentit

Sot protestë dhe seancë plenare, policia vendos barriera në rrugët përreth Parlamentit

09:19 - 22/10/26
“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

08:50 - 22/10/26
Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

08:43 - 22/10/26
Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

08:40 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com