GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Afrim Qendro kthehet në “vendin e krimit”, 1 milion euro nga ARRSH për 3 zjarrfikëse nga Kina

15:18 - 31/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Afrim Qendro kthehet në “vendin e krimit”, 1 milion euro nga ARRSH për 3 zjarrfikëse nga Kina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar është vendngjarja e skandalit të madh të mashtrimit “DH Albania” me tenderin e Unazës së Re. Dikush u dënua me burg, ndërsa drejtori Afrim Qendro dha dorëheqje sa për sy e faqe dhe më tutje mori postin e radhës nga kryeministri Rama.

Dhe ja ku po kthehet Qendro në “vendin e krimit”. Në fakt, ka dërguar bashkëshorten Anilën, e cila është pronare e kompanisë “Start CO” shpk. Ajo merr pjesë në një tender 1 milion eurosh!

Bëhet fjalë për procedurën e organizuar nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara për llogari të ARRSH. Objekti i tenderit është “Blerje zjarrfikëse dhe automjete shërbimi Pick Up për ARRSH” me fondin limit 99 760 000,00 lekë pa TVSH.

Procedura u shpall një ditë pas zgjedhjeve dhe përfundoi më 12 qershor 2025. Anëtarët e komisionit  janë vënë në pozitë të vështirë përballë Afrim Qendros. Për më tepër, kompania e tij jepte ofertën më të lartë nga 5 operatorët pjesëmarrës.

Tre prej tyre janë skualifikuar dhe gara është zhvilluar mes dy bizneseve, ku operatori ekonomik MEKTRIN MOTORS është shpallur fitues.

Ajo që ka ndodhur më pas është një tallje me ligjin dhe me pjesëmarrësit në tender. Në datën 26 qershor 2025 operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit janë njoftuar mbi klasifikimin përfundimtar të ofertave.

Nga verifikimet në sistemin e prokurimeve elektronik konstatohet, se në datën 4 korrik 2025 autoriteti kontraktor ka publikuar njoftimin e fituesit paraprak për procedurën e mësipërme të prokurimit, duke shpallur fitues operatorin ekonomik “MEKTRIN MOTORS” SHPK. Oferta fituese ishte 79 800 000,00 lekë pa TVSH.

Në datën 10 korrik 2025, kompania e Qendros, “START CO” SHPK ankohet në KPP për procedurën e prokurimit.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës, u konstatua se objekti i saj lidhet me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “MEKTRIN MOTORS” SHPK.

Nga shqyrtimi i akteve të ndodhura në fashikullin administrativ rezulton, se operatori ekonomik “MEKTRIN MOTORS” SHPK ka paraqitur argumente si subjekt i interesuar në sistemin elektronik të ankesave. Ndërsa më 22 korrik 2025, është depozituar nga autoriteti kontraktor në Komisionin e Prokurimit Publik, informacioni lidhur me trajtimin e ankesës së operatorit ekonomik ankimues “START CO” SHPK, në të cilin konstatohet se Komisioni i Shqyrtimit nuk e ka pranuar ankesën e Qendros.

Në këto kushte, Qendro përdor fuqinë politike mbi KPP-në dhe e përmbys tenderin duke urdhëruar skualifikimin e fituesit. Vendimi është marrë më datë 3 shtator 2025 duke pranuar kërkesën e Qendros për “Shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “MEKTRIN MOTORS” SHPK”.

Në vendimin marrë nga komisioni i KPP i drejtuar nga Fiorent Zguro, u vendos të quhet i pamjaftueshëm autorizimi i distributorit të zjarfikëseve kineze, që kishte paraqitur kompania fituese, duke kërkuar letra të tjera nga prodhuesi aziatik. Pra, bazuar në intepretime vlerësime subjektive, u urdhërua Operatori i Blerjeve të skualifikojë fituesin e tenderit.

Si pasojë e këtij vendimi, buxheti i shtetit humb afro 160 milionë lekë të vjetra. Kjo është taksë e mirëfilltë korrupsioni. Dhe nuk mbetet me kaq! Buxheti i shtetit mund të humbë sërish nga vendimet gjyqësore. Sic mësojmë, pala tjetër ka bërë padi në Gjykatën Administrative, ku kërkon “Shfuqizimin e vendimi nr. 1183/2025 (datë 03.09.2025) të palës së paditur KPP”.

Si i fitoi 100 tendera kompania e bashkëshortes së Qendros?

Kujtojmë se në fillim të vitit, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, i ka dhënë firmës “Start CO” shpk një tender me vlerë 1,773,500 EUR euro për zhvillimin e disa siteve turistike. Numërohen 98 kontrata publike të marra nëpërmjet kësaj kompanie nga Afrim Qendro, pjesa dërrmuese e të cilave janë përfituar prej ndikimit politik dhe favorizimit nga zyrtarët e korruptuar. Afrim Qendro ka qenë nënkryetar i bashkisë Vlorë, drejtor i ARRSH dhe më pas prefekt i Tiranës.

Skandali “Dh Albania”

Më 16 janar 2019, ish-drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro është thirrur për të dëshmuar në prokurorinë e kryeqytetit në lidhje me skandalin e firmës ‘DH Albania’, e cila fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re dhe 12 mln euro të linjës së tensionit 220 kë Burrel-Peshkopi. Afrim Qendro dha dëshminë e tij përballë oficerit të policisë gjyqësore Ludovik Ndokaj për rreth dy orë.

Pas zbulimit të skandalit, rezultoi se ‘DH Albania’ tenderin e Unazës së Re e kishte fituar me dokumente të falsifikuara, gjoja ishte kompani amerikane. Administratori i kompanisë “DH-Albania” Avdjol Dobi kishte falsifikuar dhe përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga Departamenti i Shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA.

KLSH: Firma e Qendros fiton pa e merituar

Ka pasur sinjale edhe nga organet shtetërore për abuzimet me tenderat nga Qendrot, por nuk ua kanë vënë veshin organet ligjzbatuese dhe prokuroria.

Një prej këtyre procedurave të përfituara nga ‘Start & Co” është edhe tenderin rreth 150 mijë euro i Skerdi Drenoves kur drejtonte OST, për aplikacionet EMS.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucioni i drejtuar nga Skerdi Drenova ka kryer shkelje të rënda, duke shpallur fitues kompaninë e familjes së Afrim Qendros.

Audituesit shtetërore konstatojnë se “…. pavarësisht se është oferta e vetme ekonomike, rezulton se Operatori Ekonomik “Start & Co” nuk ka plotësuar të gjitha kriteret e DST, duke u kualifikuar dhe shpallur fitues me pa të drejtë nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave”.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “kompania fituese, për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka paraqitur tre fatura të njëjta, duke trefishua artificialisht vlerën totale të shërbimit. Pra në këto kushte KVO nuk duhej ta kualifikonte OE “S.C.”

Pas këtyre konstatimeve, KLSH deklaron se Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të anulonte procedurën, për shkak se operatori i vetëm në garë nuk plotësonte kriteret e parashikuara.

Por, ndryshe nga sa ka shprehur Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni i Skerdi Drenovës ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Start & Co”, duke fuqizuar portofolin e familjes së prefektit të Tiranës, Afrim Qendro.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: afrim qendroARRSHtender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK (VIDEO)

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin më armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin më armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com