GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Afrohet “ora zero” për nëndetësen e mbytur Titan, në orën 14:08 mbaron oksigjeni

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Afrohet “ora zero” për nëndetësen e mbytur Titan, në orën 14:08 mbaron oksigjeni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekipet e shpëtimit nga SHBA , Kanadaja dhe Franca vazhdojnë të garojnë me kohën për të gjetur nëndetësen Titan, e cila u zhduk të dielën gjatë një misioni për të kërkuar rrënojat e Titanikut, 900 milje detare në lindje të Cape Cod, Massachusetts.

Kërkimet janë intensifikuar pasi Roja Bregdetare e SHBA parashikon se furnizimi me oksigjen i nëndetëses do të mbarojë në orën 7:08 të mëngjesit me orën amerikane, tha një zëdhënës dje pasdite.

Sipas specifikimeve të OceanGate, nëndetësja Titan ka një furnizim 96-orësh me oksigjen, me rojet bregdetare që vlerëson të martën në mëngjes se ekuipazhit të saj prej pesë personash i kishin mbetur edhe 41 orë para se të mbaronte oksigjeni. Ky fakt bëri që ekipet e shpëtimit të shtojnë përpjekjet e tyre, duke skanuar një zonë dyfish më të madhe se Konektikati dhe një thellësi prej më shumë se 4000 metrash.

Kërkimi dje u fokusua në një zonë ku avionët kanadezë zbuluan “zhurmat nënujore”. Tingujt bënë që kërkimet nga mjetet ajrore pa pilot të ridrejtoheshin, tha Roja Bregdetare e SHBA-së herët të mërkurën, duke vënë në dukje se përpjekja e deritanishme “ka dhënë rezultate negative”

“Ne nuk e dimë se cilat janë zhurmat për të qenë të sinqertë,” tha Kryeshefi i Rojës Bregdetare të Qarkut të Parë, Jamie Frederick. “Qëllimi do të jetë vazhdimi i kërkimit në ato zona ku u zbuluan zhurmat…”.

Instituti Oqeanografik Woods Hole paralajmëroi se është “shumë e vështirë” të dallosh burimin e zhurmave në oqeanin e gjerë, por gjetjet janë dërguar për analizë dhe rezultatet mbi origjinën e zhurmave priten sot.

Princi Polar, anija kërkimore që mbështet misionin turistik të së dielës që shoqëroi Titanin e zhdukur, gjithashtu mbetet në skenën e hetimeve.

Fotogaleria - Nëndetësja OceanGate humbi pranë Titanikut - foto 2

Fotogaleria - Nëndetësja OceanGate humbi pranë Titanikut - foto 5

Fotogaleria - Nëndetësja OceanGate humbi pranë Titanikut - foto 12

Etiketa: nëndetësja Titanshpetimi

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
“Pate jetë të shkurtër, por plot dinjitet”, përlot pedagogia e 22-vjeçares që vdiq në Durrës: Nuk zgjodhe të ikje

"Pate jetë të shkurtër, por plot dinjitet”, përlot pedagogia e 22-vjeçares që vdiq në Durrës: Nuk zgjodhe të ikje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com