GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Agalliu: Berisha si Enveri, po mban peng një grup deputetësh

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Padia për Bordin, Grupi Parlamentar i PD apel qeverisë: Merrni masa për uljen e çmimit të naftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, i pozicionuar në grupimin e drejtuar nga Lulzim Basha, ka komentuar mbledhjen e deputetëve opozitarë të thirrur nga Gazment Bardhi.

Në këtë mbledhje munguan disa deputetë që mbështesin Lulzim Bashën, ku një prej tyre ishte dhe Agalliu, i cili ka qenë kritik ndaj kësaj mbledhjeje.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Agalliu theksoi se nuk të bën opozitar duke u ulur të gjithë bashkë në një tryezë, ndërkohë e krahasoi Berishën me Enver Hoxhën.

“Ka qenë një thirrje e zotit Bardhi për të gjithë kolegët, por nga dita e zgjedhjeve dhe deri tani kemi pasur qëndrime të ndryshme. Tashmë janë dy grupime që mendojnë se; zoti Berisha është individi që përbashkon PD dhe një grupim tjetër, që mendon se është Basha.

Ne nuk mund të vijmë kurrsesi në pushtet, nëse s’jemi bashkë. Nuk mund të vijmë në pushtet duke qenë kundër aleatëve tanë. Zoti Berisha u pezullua nga grupi për të zgjidhur këtë problem. Një grup kolegësh rikthehen në mbledhje të përbashkëta, arsye për të cilën u ndamë.

Nuk të bën opozitar duke u ulur të gjithë bashkë. Grup opozitar të bëjnë dhe 7 vota. Ishin ndërkombëtarët që dhanë komisionin hetimor të inceneratorëve, apo për zgjatjen e vettingut. Denoncimet e PD kanë bërë që të shpallet sot në kërkim zëvendëskryeministri i vendit. Na ndan qartësisht dëshira për të qenë në partneritet me aleatët tanë. Ai individ po mban peng një grup individësh, (Berisha).

Çfarë i kushton atij individi që të na japë bekimin dhe ne të ecim para, pa ata. Edhe Enver Hoxha kishte shumë mbështetës pranë vetes. Zoti Basha u largua nga PD për rreth 1 vit e gjysmë dhe nuk u përfshi, por në këtë periudhë partia ndenji në vakum. PD zyrtare mori pjesë në zgjedhje, por një pjesë e kolegëve nuk u përfshinë në fushatë, ata shkuan mbështetën kandidatë të logove të tjera.

Zoti Bardhi ka pasur akuza ndaj Berishës, duke e cilësuar si vrasës. Ka pasur akuza dhe kundërakuza. Ata mund të jenë shumë atje ku janë dhe ne mund të jemi mirë atje ku jemi. Vlen morali për të cilin ti flet, lëvizja apo qëndrimi.

Deri tani unë kam pasur një linjë. Ne jemi kundërshtarë të çdo individi, që bie ndesh me parimet që zhvillohet Shqipëria dhe partneriteti me aleatët. Ne kundërshtar kemi Edi Ramën. Përqendrimi ynë do të jetë te lufta kundër korrupsionit. Ne kemi bërë një strategji të qartë se si do të jetë diskursi”, tha ai.

Duke u ndalur te statuti i ri i PD-së, që sipas tij është model i CDU-së gjermane, Basha është dhe kryetar grupi.

“Po ju marr një shembull. Është copy-paste i statutit të CU ku thuhet se; kryetari i partisë kur fiton zgjedhjet, bëhet kryeministër, dhe kur i humb bëhet kryetar grupi. Por në realitetin tonë është parë se nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryetarit për humbjen e zgjedhjeve.

Por është vota ajo që e çon drejt largimit. Ka një përgjegjësi morale, por mund të futë partinë në zgjedhje. Nëse anëtarësia mendon se kryetari nuk bën më, ka votime. Kuvendi i Shqipërisë e mori vendimin, zonja Lindita Nikolla bëri njoftimin për kryetarin e ri të grupit parlamentar, që është kryetari i PD.

S’ka arsye që të ndodh e kundërta. U miratua statuti, që njeh si kryetar grupi Bashën. Çdo parti organizohet në funksion të interesave të saj për të qenë fituese në zgjedhje. PD dhe Kuvendi e gjykoi kështu. Mori një model në Gjermani, u bënë rregullimet, për të nxjerrë partinë efikase.”, tha Agalliu.

Etiketa: AgalliuBardhiberishaPD

Lajme të lidhura

Qeveria gjen zgjidhjen për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do të konvertohen me gaz
Aktualitet

Bozdo: 100 milionë euro për “Tigrat“ që nuk punuan, SPAK të sekuestrojë dosjet e këtij korrupsioni

10:59 - 10/09/26
Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti i Helsinkit i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së
Aktualitet

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
Para
Kuvendi i një kandidati për monark

Lulzim Basha, i penduari i munguar i SPAK-ut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra
Sport

Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra

11:03 - 10/09/26

Qytetit të Durrësit i është shtuar një tjetër hapësirë moderne për zhvillimin e futbollit. Pranë stadiumit “Niko Dovana” është inauguruar...

Lexo më shumë
Qeveria gjen zgjidhjen për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do të konvertohen me gaz

Bozdo: 100 milionë euro për “Tigrat“ që nuk punuan, SPAK të sekuestrojë dosjet e këtij korrupsioni

10:59 - 10/09/26
Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti i Helsinkit i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com