Ish-zv/drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Hava Delibashi, ka paraqitur kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë. Delibashi ndodhet nën masën “arrest në shtëpi” pasi ajo po hetohet për të njëjtën dosje hetimore ku përfshihen edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Ndërkohë që dy të fundit janë shpallur në kërkim, hetimi i Strukturës së Posaçme lidhet me operacionini cili goditi një grup të dyshuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Masa e arrestit në shtëpi ndaj Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashit u caktua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 18 dhjetor 2025, pasi SPAK kishte kërkuar masat e sigurisë disa ditë më herët për skandalin e abuzimeve me tenderat në AKSHI.










Discussion about this post