GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka zbarkuar këtë të mërkurë në kompleksin “Equos Resort”, ku po ekzekutohet vendimi për sekuestrimin e pasurive të dyshuara të lidhura me Ergys Agasin. Sipas hetimeve, në qendër të veprimit janë disa vila brenda resortit, të cilat dyshohet se janë ndërtuar pa leje dhe më pas janë legalizuar në mënyrë të kundërligjshme, si pjesë e një skeme më të gjerë pasurish të dyshimta.

Në kuadër të hetimit të SPAK për dosjen e AKSHI-t, janë sekuestruar pasuri që kapin vlera disa milionë euro, të lidhura me Ergys Agasin, ish-drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqirin. Vendimi i Gjykatës së Posaçme përfshin sekuestrimin e 39–40 pasurive në total, të shpërndara në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe zona të tjera të vendit. Në këto pasuri përfshihen mbi 10 apartamente dhe garazhe në Tiranë, disa apartamente në Durrës, disa toka dhe truall me sipërfaqe qindra deri mijëra metra katrorë, si dhe ndërtesa banimi shumëkatëshe në zona si Petrela dhe Lundra.

Në detaje, vetëm në zonën e Petrelës janë sekuestruar disa parcela pylli me sipërfaqe që variojnë nga rreth 900 m² deri mbi 26,000 m², ku ndodhen edhe ndërtime nga 1 deri në 2 kate me sipërfaqe nga rreth 180 m² deri mbi 500 m². Në Lundër është bllokuar një truall rreth 406 m² me ndërtesë, ndërsa në Durrës një truall rreth 400 m² dhe një ndërtesë rreth 165 m².

Në Vlorë, në zonën e Gjilekut, është sekuestruar edhe një tjetër truall me ndërtesë. Po ashtu janë bllokuar llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT, një automjet luksoz Land Rover Defender 2023, aksione në një subjekt tregtar, si dhe një numër i madh garazhesh dhe apartamentesh shtesë. Hetimet vijojnë për të përcaktuar vlerën e saktë totale të pasurive dhe origjinën e tyre financiare.

Etiketa: agasiKryesore1sekuestrim pasuri

Lajme të lidhura

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Para
Tragjike në Shkodër! Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

Tragjike në Shkodër! Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com