GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Agim Baçi komenton zhvillimet brenda PD-së: Duhet një realitet tjetër komunikimi, kritikat t’i thonë para se të ikin

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Agim Baçi komenton zhvillimet brenda PD-së: Duhet një realitet tjetër komunikimi, kritikat t’i thonë para se të ikin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Agim Baçi ka folur sot në studion e News24, për Kuvendin Kombëtar të PD, të mbajtur të shtunën nga ku dolën emrat e rinj të forumeve të selisë blu, ndërkohë që pati dhe kritika dhe problematika të nxjerra gjatë tij.

Sa i përket zgjedhjes së tij në Këshillin Kombëtar, ai tha se është një lloj rrugëtimi i ri, por se nuk mund të thotë se çdo të ndodhë. “Është një sfidë”, shprehet ai. 
Për pakënaqësitë apo largimet, ai shprehet më tej se gjërat u dëgjuan deri në fund, pjesëmarrja ishte. “Largime mund të kishte, shkonin, vinin, pinin kafe, e kanë dhe si mënyrë komunikimi, është normale. ndodh dhe në Kuvend kur flet kryeministri jo më Këshillin Kombëtar”, tha Baçi.

Lidhur me Edit Harxhin dhe Arben Ristanin të cilët mbetën jashtë Këshillit Kombëtar, ai u shpreh se ata mund të zgjedhin nëse do jenë pjesë e betejës apo jo. Teksa tha se e ka mbështetur qëndrimin e Mark Markut, por se gjërat duhen thënë kur je brenda.

“Për shkak të kontributit mund të ishin, por në një parti nuk mund të jenë të gjithë, rëndësi ka a do jenë pjesë e betejës për ta bërë PD-në shumicë qeverisëse, apo do jenë jashtë. Unë kam qenë për atë që njerëzit duhet të debatojnë kur janë brenda forumeve, jo kur ikin.
Pse parimisht e kam mbështetur z. Marku, por kështu i ka thënë gjërat dhe kur ka qenë PD në pushtet. I shkon kjo gjë, e tha në një kohë kur po fillon parlamenti. 
Ai ishte promotor i nisjes së një debati të rëndësishëm, por si një leksion që gjërat duhen thënë brenda forumeve, sepse nëse do të përmirësosh diçka duhet t’i thuash në kohën e duhur. Ata njerëz që janë zgjedhur, duhet të mendojnë pse duhet të jenë aty”,
u shpreh ai.

Për qëndrimin e ish-Presidentit Nishani, Baçi tha se: “mbledhjet e Këshillit nuk kanë qenë ndryshe. Z. Nishani mund t’i kishte ngritur këto debate, këto probleme. Mos ta bëjmë si votimet e eurovizion për qejfe komshinjsh, do doja të ishte që njerëzit që e marrin në përgjegjësi jo si privilegj.

Analiza më e thelluar dhe më e qatë ka qenë gjatë kohës së fushatës kur u vunë përballë kandidatët për kreun e PD dhe u thanë gjërat. Z. Basha i pasqyroi dhe iu drejtua jo vetëm atyre që duan të kontribuuan dhe duan të kontribuojnë. Propozimi që mu duk interesant është koalicioni me qytetarët. Që strukturat e PD të gjejnë një rrugë krejt ndryshe komunikimi me qytetarët, të flasim me ta. Z. Rama ka kthyer korrupsionin në normalitet, ka kthyer konceptin e klientelizmit, i sheh qytetarët si klientë.
Në Kuvend flasin ata që kanë drejtuar qarqet, pavarësisht se do donin të ishin më shumë zëra. Kishte gjëra që u thanë për mënyrën si u zgjodhën emrat et
j”, tha ai.

Për Baçin duhet një realitet tjetër komunikimi brenda PD.
“Komunikimi fillon me vetveten. PD duhet ta ketë debatin gjithmonë të hapur. Kur merret një vendim duhet respektuar shumica. Duhet të pranojmë që duhet një realitet tjetër komunikimi brenda PD. Nuk mund të kemi një shkollë si ajo dikur sepse kemi një brez tjetër, ka ide të tjera të komunikimit, sot është teknologjia.
Duhet të ndërtosh një marrëdhënie komunikimi, jo të bëhesh si Rama.
Shumica e këtyre zërave nuk do ishin kritikë nëse PD do kishte fituar zgjedhjet. Do arrinin kompromis, unë nuk jam për kompromis, por duhen thënë në kohë. Nuk u mërzit askush pse Mark Marku apo Bujar Leskaj foli ashtu. Kush i ka ndaluar që kur propozojnë diçka brenda partisë ta bëjnë publike që është ide e tyre, por jo të flasin me inate apo pasi largohen.
Duhet ta urojmë SPAK-unë që ka filluar të lëvizë. Me drejtësinë merr kuptim dhe media dhe opozita, ndryshe ngjajnë si thashethemexhinj. Ndaj jemi këtu ku jemi qoftë për realitetin e medias, qoftë për atë të opozitës”
, tha ai.

Sa i përket patronazhistëve dhe padisë së depozituar sot në SPAK, Baçi u shpreh se është në përdorim shumë i rëndë dhe në çdo vend të botës do kishte shënuar skandal dhe z. Rama nuk do ishte zgjedhur. “Është një skandal në duart tona. Nuk i dimë ende të gjitha pasojat”, tha ai.

Etiketa: Agim BaciPD

Lajme të lidhura

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

21:19 - 22/08/26
23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

21:08 - 22/08/26
Para
Ekzekutimi i Santiago Malkos, Blendi Teta mohon përfshirjen në vrasje, prokuroria e kundërshton: Kemi prova

Ekzekutimi i Santiago Malkos, Blendi Teta mohon përfshirjen në vrasje, prokuroria e kundërshton: Kemi prova

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com