GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Agjencia e Inteligjencës nis verifikimin për skandalin ku u përfshi diplomati shqiptar

22:44 - 26/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Agjencia e Inteligjencës nis verifikimin për skandalin ku u përfshi diplomati shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas raportimeve për përfshirjen e mundshme në një skandal financiar të ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, po kërkohet një verifikim më i hollësishëm i atyre që do të jenë imazhi i shtetit në botë. Një fushatë shkarkimesh të diplomatëve ishte ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës muaj më parë. Diplomatët e shkarkuar u zëvendësuan me të rinj. Mirëpo, njëri nga diplomatët emëruar nga Qeveria Kurti ktheu vëmendjen te një proces shumë i rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Martin Berishajn i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni. Pasi ky rast ndodhi, vëmendja është kthyer të verifikimi i diplomatëve. Ambasadorët politikë si Martin Berisha rekomandohet t’i nënshtrohen lupës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Janë disa pjesë që përcaktojnë kriteret në Ligji për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë. Pos të dhënave për përgatitjen intelektuale dhe aktivitetin politik, kërkohen edhe të dhëna financiare në lidhje me borxhet apo detyrimet që ka kandidati për ambasador.

Për këtë çështje ka komentuar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri. Ai e konsideron të domosdoshëm verifikimin e diplomatëve që përfaqësojnë shtetin. “Ata duhet të kenë një verifikim nga propozuesi. Kush është, përgatitja profesionale, dinjiteti, cila është prapavija politike ose shoqërore për ta mbrojtur Kosovën në shtetin pritës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Nait Hasani.

Sipas profesorit Përparim Gruda, raste të tilla kanë ndikim në anëtarësimin e shtetit në organizata ndërkombëtare.

“Këto raste kanë implikime në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare sidomos atyre të sigurisë, Interpol e Europol, pasi kjo në radhë të parë është çështje e sigurisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet të jetë e shpejtë dhe ta sqarojë rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Tash janë bërë disa ditë dhe ju takon udhëheqësve dhe ambasadorit të japin sqarimet e duhura, nëse situata është e qartë dhe gjërat janë në rregull atëherë prapë ju takon që të sqarohen”, ka thënë ai.

Murtezaj shtoi, se duhet të ketë një balancë mes ruajtjes së individit dhe imazhit të shtetit, sipas tij duhet të mbizotëroj interesi madhor.

 

Etiketa: AgjenciadiplomatiinteligjencesShqiptarskandaliverifikimi

Lajme të lidhura

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Para
Hajdari i përgjigjet Berishës: Nuk kthehem në PD pa ikur Basha

Kush do të zgjidhet president i ri? Hajdari e bindur: Këtu do jemi dhe do e shihni që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com