GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën  e sajuar për Omicron-in

19:40 - 12/09/22
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën  e sajuar për Omicron-in
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar autorizimin e një doze të modifikuar të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer-BioNTech. Kjo dozë përfshin mbrojtjen nga dy variantet e fundit të Omicron-it, teksa shtetet evropiane po tentojnë të fuqizojnë fushatat e imunizimit të popullsisë para dimrit.

EMA tha më 12 shtator se studimet laboratorike sugjerojnë se vaksina e kombinuar që shënjestron virusin origjinal të sëmundjes COVID-19 dhe nënvariantet e Omicron-it BA.4 dhe BA.5 duhet të shkaktojë një përgjigje efektive. Kjo vaksinë e modifikuar pritet të jetë po aq e sigurt sa versioni origjinal, por agjencia tha se do të vazhdojë të analizojë atë, pasi të dhënat janë ende të kufizuara.

Më herët gjatë këtij muaji, Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe miratoi përdorimin e vaksinës së modifikuar. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, versioni BA.5 i Omicron-it është përgjegjës për shumicën e rasteve me koronavirus në mbarë botën.

Më herët gjatë shtatorit, EMA autorizoi përdorimin e dy vaksinave të kombinuara të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna, që kanë për qëllim të shënjestrojnë nënvariantin e mëhershëm të Omicron-it, BA.1. Ende është e paqartë se sa efektive janë dozat përforcuese të vaksinës dhe ekspertët ende janë duke mbledhur të dhëna. Por, të dhënat e mbledhura deri më tani sugjerojnë se këto doza përforcuese janë të sigurta për përdorim.

Në nivel global, rastet me koronavirus dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit, por ekspertët thonë se mund të ketë rritje të rasteve dhe vdekjeve gjatë dimrit. Deri më tani, nga COVID-19 kanë vdekur mbi 6.5 milionë persona në mbarë botën.

Etiketa: OmicronsajuarVaksine

Lajme të lidhura

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Aktualitet

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

16:59 - 23/01/26
Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së
Aktualitet

Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së

14:10 - 23/01/26
Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës
Aktualitet

Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës

15:45 - 22/01/26
Para
Inzaghi: Në Seria A jemi sulmi më i mirë, mungon vetëm ekuilibri

Inzaghi: Jemi në grupin më të fortë në Champions, Plzen jo i lehtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë
Aktualitet

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

13:58 - 24/01/26

Kapiteneria e Portit në Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, si pasojë e...

Lexo më shumë
Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës

Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës

13:45 - 24/01/26
“300K për një numër celular” – Si po shiten klientët e drogës nga mafia shqiptare në Britani

“300K për një numër celular” – Si po shiten klientët e drogës nga mafia shqiptare në Britani

13:30 - 24/01/26
Protesta e PD-së/ Berisha: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës!

Protesta e PD-së/ Berisha: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës!

13:15 - 24/01/26
Burgu i Fushë-Krujës boshatiset: 150 të burgosur transferohen Ja shkaku

Burgu i Fushë-Krujës boshatiset: 150 të burgosur transferohen Ja shkaku

12:59 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com