GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Punë ka, por s’ka profesionistë”/ Agjencia Kombëtare e Punësimit hedh poshtë alibinë e qeverisë, ja shifrat

18:48 - 02/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Punë ka, por s’ka profesionistë”/ Agjencia Kombëtare e Punësimit hedh poshtë alibinë e qeverisë, ja shifrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka punë, por s’ka profesionistë!… Kjo alibi e përdorur shpeshherë nga qeveria, në rastin më të mirë është gjysmë e vërtetë. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i vendeve të lira të punës ishte rreth 25 mijë, gati 3 herë më pak se në 2018-n.

“Ndoshta zvogëlimi i vendeve të punës lidhet me këtë situatën e pandemisë, sepse ishte një periudhë pauze për të gjithë. Normalisht kishte shumë biznese që deklaruan pauzë dhe pastaj ishin punëkërkues”, thotë Helena Halilaj, pedagoge, eksperte e tregut të punës.

Nga ana tjetër, numri i atyre që kërkuan një vend pune vjet arriti në mbi 74 mijë, rreth 13 mijë më shumë se në 2018-n. “Në Shqipëri, fatkeqësisht deri në vitet e fundit, ka individë të shumëpunësuar. Kjo nuk është çështje xhelozie që ata kanë aftësi për të punuar në shumë institucione private dhe njëkohësisht shtetërore, por ka të bëjë me pamundësinë me heqjen e disa mundësive të të rinjve”, thotë Halilaj.

Një tjetër faktor që ka çrregulluar tregun e punës në vend sipas ekspertëve është edhe mungesa e këshillimit të karrierës. “Duhet të kishte një ndryshim në pjesën e universiteteve, pavarësisht që ka universitete që ofrojnë më të mirën, por do të doja të zhvillohej karriera më shumë. Të bëhej si lëndë, jo si departament”, thotë Ergesta Stërmasi, eksperte e tregut të punës.

Problem në shumë raste bëhet edhe mendësia e të rinjve. “Kam parë prirjen e tyre që duan të punojnë në shtet, sepse aty mund të rrish, mund të paguhesh mirë dhe mund të bësh para. Në kohën më të bukur të tyre, që duhet të zhvillohen, kanë këtë lloj mentaliteti”, thotë Stërmasi. Niveli i ulët i pagave në krahasimin me vendet e Rajonit e Europës si dhe mungesa e një ure që ndërlidh nevojat e tregut me të papunët vlerësohen si dy hallka të tjera ku duhet ndërhyrë me emergjencë.

Etiketa: Agjencia Kombetare e punesimit

Lajme të lidhura

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Para
11 ditë në pritje, banorëve të lagjes “Kroi i Banës” në Kombinat u rikthehet uji në çezma

11 ditë në pritje, banorëve të lagjes "Kroi i Banës" në Kombinat u rikthehet uji në çezma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. Vendimi u mor nga...

Lexo më shumë
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com